Video

28/09/2014 10:14:14

Fiton Vllaznia. Zhbllokohet Sosa. Kapiteni Beqiri feston ditėlindjen

Vllaznia ka marrė tre pikė shumė tė vlefshme nė ndeshjen e luajtur pasditen e sė shtunės ndaj Elbasanit me rezultatin 1-0






HermesNews - Vllaznia ka marrė tre pikė shumė tė vlefshme nė ndeshjen e luajtur pasditen e sė shtunės ndaj Elbasanit me rezultatin 1-0.

Ka vendosur nė kėtė takim goli i uruguajanit Soza qė nė minutėn e 22-tė por nėse kuqeblutė kanė marrė tre pikė nė kėtė takim, duhet pranuar se ata kanė qenė me shumė fat. Nė minutėn e 30-tė tė ndeshje, elbasanasit kanė fituar njė 11-metėrsh tė cilėn e ekzekutoi Dalipi por ka qenė portieri Selimaj qė e ka pritur topin.

Nė pjesėn e dytė pritej njė pėrmirėsim i lojės sė vendasve por nuk do tė ndodhte kėshtu, madje Ēota pėr miqtė duhej tė kishte shėnuar por ka qenė pėrsėri Selimaj qė ka shpėtuar portėn e tij ashtu siē ka qenė edhe njė rast nė minutėn e 83-tė kur Vllaznia ka shpėtuar pėrsėri nga pėsimi i golit tė barazimit.

Ndėrkohė, nė konferencėn e shtypit pas ndeshjes, trajneri Raineri mbi tė gjitha ėshtė shprehur I kėnaqur pėr pikėt e marra dhe aspak pėr lojėn e zhvilluar ndėrkohė qė trajneri I Elbasanit Dosti ka ndjerė keqardhje pėr largimin nga Shkodra pa pikė.

Me tre pikėt e marra sot, Vllaznia ėshtė ngjitur nė kuotėn e 8 pikėve dhe nėse do tė kishte patur tre pikė tė zbritura nė renditje, ajo do ishte nė vendet e para tė tabelės sė klasifikimit. Kjo do tė thotė se skuadra po funksionon.Fitorja e sotme ndaj Elbasanit ka qenė dhurata mė e mirė qė skuadra i ka bėrė kapitenit Elvin Beqiri me rastin e 34 vjetorit tė lindjes sė tij.

Arbėr Meēenovi