Video

27/09/2014 17:09:30

Njė vit pas humbjes; PD mbledh Forumin

Kuvendi Kombėtar do tė zgjedhė anėtarėsinė e Kėshillit Kombėtar tė PD-sė, qe do tė pėrbėhet nga 250 anėtarė, ndėrsa njė moment i rėndėsishėm ėshtė dhe miratimi i ndryshimeve nė statut






TIRANĖ - Demokratėt mblodhėn sot forumin mė tė lartė tė saj, Kuvendin Kombėtar. Ata do tė riorganizojnė kėtė forcė politike. 7500 delegatė, qė pėrfaqėsojnė rreth 101 mijė anėtarė tė PDsė, janė ftuar pėr tė marrė pjesė nė Kuvend, qė shėnon dhe numrin mė tė lartė tė pjesėmarrėsve nė forum. Kuvendin do ta pėrshėndesin dhe dy ish-kryetarėt e PD-sė, Sali Berisha dhe Eduard Selami.

Kuvendi Kombėtar do tė zgjedhė anėtarėsinė e Kėshillit Kombėtar tė PD-sė, qe do tė pėrbėhet nga 250 anėtarė, ndėrsa njė moment i rėndėsishėm ėshtė dhe miratimi i ndryshimeve nė statut, qė do tė prezantohen nga deputeti Eduard Halimi. Punimet e Kuvendit u ēelėn me njė mesazh pėrshėndetės qė Joseph Daul, kryetar i Grupit tė Partive Popullore Europiane nė Parlamentin Europian, i drejton Partisė Demokratike.

"U ringritėm nga humbja duke menduar, debatuar e diskutuar, duke e vėnė gishtin tek mangėsitė dhe duke u pėrballur me qeverinė mė antidemokratike", tha sot Basha.

"Pėr tė gjitha mangėsitė, sot, nė emėr tė PD-sė, ju kėrkoj ndjesė nga kjo tribunė me pėrulje anėtarėve tė PD-sė dhe para sė gjithash qytetarėve shqiptarė, qė kanė pasur arėsye tė jenė tė zhgėnjyer nė pritshmėrinė e tyre. Dua t’u deklaroj kėtu angazhimin dhe pėrkushtimin tonė pėr korrigjim tė mangėsive dhe gabimeve tė PD-sė", tha Basha sot nė fjalėn e mbajtur nė punimet e Kuvendit Kombėtar.

HermesNews - ©2014