Video

27/09/2014 16:06:55

Konfliktet, OSBE thėrret ministrat

Organizimi i kėtij takimi kishte nė fokus trajtimin e sfidave me tė cilat pėrballet OSBE-ja nė strukturėn e sigurisė evropiane, tė ndikuara nga kriza nė Ukraine






TIRANĖ - Gjatė punimeve te sesionit tė 69-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, Ministri i Punėve tė Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesė nė takimin ministror me temė “Adresimi i krizės sė sigurisė europiane: Rruga pėrpara dhe roli i OSBE-sė”, i cili u organizua nėn kujdesin e Presidentit, njėkohėsisht Ministėr i Punėve tė Jashtme i Konfederatės Zvicerane, Didier Burkhalter, nė cilėsinė e Kryetarit tė radhės sė OSBE-sė. Organizimi i kėtij takimi kishte nė fokus trajtimin e sfidave me tė cilat pėrballet OSBE-ja nė strukturėn e sigurisė evropiane, tė ndikuara nga kriza nė Ukraine, dhe pėrmirėsimi i kapaciteteve tė organizatės pėr pėrmbushjen e rolit dhe mandatit te saj. Ministrat e Punėve tė Jashtme tė shteteve pjesėmarrėse tė OSBE-sė shkėmbyen pikėpamje mbi konsolidimin e sigurisė europiane, si njė projekt i pėrbashkėt i cili ka nevojė pėr njė vullnet politik tė fortė dhe real.Ministri Bushati vlerėsoi rolin e spikatur tė OSBE-sė nė pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr tė sjellė paqe dhe stabilitet nė Ukrainė, duke sjellė nė vėmendje kontributin e Shqipėrisė. “OSBE-ja duhet tė mbetet njė forum pėr bashkėpunim dhe dialog politik ndėrmjet shteteve, njė ombrellė nėn tė cilėn mund tė rrinė bashke lindja dhe perėndimi”, u shpreh Ministri Bushati. Zannieri shprehu interesin pėr forcimin e bashkėpunimit mes vendeve tė rajonit nė fushat e sigurisė dhe luftėn ndaj terrorizmit ndėrkombėtar.

HermesNews - ©2014