Video

27/09/2014 15:36:36

Shkeljet me tenderat: padi ish drejtorit

KLSH ka rekomanduar 37 masa organizative dhe 6 masa pėr shpėrblim dėmi nė vlerėn 3,928,224 lekė






TIRANE - Kontrolli i Lartė i Shtetit ka kallėzuar nė Prokurori ish drejtorin e portit tė sarandės pėr shkelje tė dispozitave ligjore nė tenderat pėr investime dhe nė dhėnien me qira tė ambienteve. "Kontrolli i Lartė i Shtetit pėrfundoi auditimin nė Portin Detar Sh.a. Sarandė, me objekt “Mbi zbatimin e ligjshmėrisė dhe rregullshmėrisė nė procedurat e prokurimeve, zbatimin e kontratave si dhe zbatimin e dispozitave ligjore pėr dhėnien me qira tė ambienteve", pėr periudhėn e veprimtarisė nė vitet 2011-2013. Nga ky auditim, u konstatuan njė sėrė shkeljesh tė dispozitave ligjore nė tenderat pėr investime dhe nė dhėnien me qira tė ambienteve”, thuhet nė njoftimin zyrtar tė KLSH-sė. KLSH ka rekomanduar 37 masa organizative dhe 6 masa pėr shpėrblim dėmi nė vlerėn 3,928,224 lekė. KLSH i ka kėrkuar Kėshillit Mbikqyrės tė Portit Detar Sh.a. Sarandė zbatimin e masės disiplinore “Largim nga puna” pėr Drejtorin e tanishėm tė Portit, pasi ka lidhur kontrata me tragetet e linjės, pa kėrkuar asnjė dokumentacion nga shoqėritė e transportit detar si edhe pa pėrcaktuar nė asnjė rast sanksione pėr likuidimin e detyrimeve nė kohė, duke sjellė debitorė nė rritje pėr Portin.

HermesNews - ©2014