Video

26/09/2014 17:24:03

Padi pėr tetė doganierė nė Kakavijė

Dėmi nė tė ardhura tė munguara nė Buxhetin e Shtetit ėshtė 72 milionė lekė, ose rreth 700 mijė dollarė






TIRANE - Tetė doganierė tė Doganės sė Kakavijės janė kallzuar nė prokurori nga Kontrolli i Lartė i Shtetit tė cilat kanė sjellė pėr pasojė njė dėm financiar dhe mungesė tė ardhurash pėr Buxhetin e Shtetit nė shumėn 72,206,897 lekė.KLSH sqaron se nė pėrfundi tė auditit nė Degėn e Doganės Kakavie, pėr periudhėn e veprimtarisė viti 2012 deri 2013, duke u pėrqėndruar nė realizimin e tė ardhurave doganore dhe zbatimin e legjislacionit doganor u konstatuan njė sėrė shkeljesh ligjore.

Nė njoftimin pėr shtyp bėhet me dije se u konstatuan shkelje si mospėrputhje nė proēedura dhe tė meta e mangėsi nė zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative qė rregullojnė funksionimin e Degės Doganore, si nė drejtim tė procesit tė vlerėsimit e pranimit tė deklaratave doganore tė subjekteve tė biznesit dhe individėve, ashtu dhe nė drejtim tė administrimit material e financiar.

Mosrregjistrimi i tė gjitha mjeteve tė huaja pasi nga tė dhėnat e marra nga sistemi TIMS, pėr numrin e automjeteve tė hyra, tė ballafaquara me dokumentacionin e arkėtimeve tė paraqitur nga zyra e financės tė doganės, si dhe akordimeve tė bėra me punonjėsit pėrgjegjės, rezultoi se doganierė tė pikės sė hyrje daljes nuk shėnonin nė regjistėr tė gjitha mjetet, duke sjellė njė diferencė tė pa arkėtuar, nė total me dėm ekonomik nė Buxhetin e Shtetit nė vlerėn e 120,195 euro pėr 2.671 raste, pėr periudhėn 2012-2013.

Mozbatimi dhe mosarkėtimi i tarifave te parkingut, duke krijuar njė dėm ekonomik nė Buxhetin e Shtetit, pėr 4,334,600 lekė nė periudhėn 01.06.2012-31.12.2013. Praktika doganore me grup artikujsh nga i njėjti eksportues tė cilat janė trajtuar me origjinė preferenciale me nivel tė taksės doganore 0%, nė shkelje tė MSA-sė tė Shqipėrisė me Bashkimin Evropian is dhe praktika doganore nė kundėrshtim me legjislacionin tonė doganor, etj.

Pėr kėto shkelje, KLSH ka kallėzuar nė Prokurori 8 punonjės: N.S, N.P, D.D, K.S, A.Q, K.D, L.V dhe F.D, me detyrė doganierė tė kontrollit fizik pikė-hyrje dhe tė parkingut doganor, nė Degėn e Doganės Kakavie, me akuzėn pėr “Vjedhje e kryer duke shpėrdoruar detyrėn”.

Pėr tė gjithė doganierėt e rezultuar me shkelje nė Raportin pėrfundimtar tė Auditimit, KLSH i ka propozuar Drejtores sė Pėrgjithshme tė Doganave tė marrė masat disiplinore nga “largim nga shėrbimi civil” deri nė “mbajtje deri nė 1/3 e pagės”.Gjithashtu, KLSH ka rekomanduar 7 masa organizative, 5 masa pėr shpėrblim dėmi nė vlerėn 66,328,917 lekė, si dhe 2 masa administrative, penalitet pėr 2 subjekte.

HermesNews - ©2014