Video

26/09/2014 16:38:07

Do tė promovojmė mė tė mirėt

Ministri Naēo takon koordinatorin e zyrės antikorrupsion George Kent. Figurat mė tė mira tė sistemit tė drejtėsisė do tė promovohen nė publik






TIRANĖ - Nė Shqipėri ka filluar tė shėmbet muri i pandėshkueshmėrisė, tha tė premten, Ministri i Drejtėsisė, Nasip Naēo. Deklarata erdhi gjatė njė takimi me George P. Kent, Koordinator pėr Antikorrupsionin nė Byronė e Ēėshtjeve tė Europės. Nė nisje tė takimit Naēo u ndal nė masat e luftės kundėr korrupsionit. Hap i parė nė pėrgjigje tė kėsaj situate, ishte pėrfshirja e publikut nė luftėn kundėr korrupsionit, duke ju krijuar mundėsinė qytetarėve qė pėrmes portalit tė denoncimeve online, tė kishin mundėsi pėr tė dhėnė njė kontribut tė drejtpėrdrejtė dhe tė denonconin korrupsionin nė ēdo nivel. Ky hap i parė u shoqėrua nė vazhdim edhe me ndėrmarrjen e disa nismave ligjore, tė cilat kanė nisur tė japin edhe rezultatet e para. "Pėr herė tė parė nė kėto 20 vite sillen pėrpara drejtėsisė gjyqtarė tė akuzuar pėr veprėn penale tė korrupsionit, dhe kjo ėshtė njė dėshmi qė sistemi po nis tė reflektojė pėr nevojėn e shembjes sė murit tė pandėshkueshmėrisė", theksoi Naēo. Kent tha se ka hasur nė njė interes tė madh tė shoqėrisė civile pėr t’u pėrfshirė nė proēeset reformuese. Idenė e Ministrit Naēo pėr tė evidentuar figurat mė tė mira tė sistemit dhe pėr t’i promovuar ata edhe nė publik, Kent e vlerėsoi maksimalisht, duke vunė nė dukje se idea pėr tė dalluar mė tė mirėt duhet mbajtur nė konsideratė pasi shpesh shpenzohet mė shumė kohė pėr tė dėnuar tė keqen pa u vėnė re e mira. "Ėshtė me rėndėsi qė ndonjėherė tė kemi edhe njė axhendė pozitive", beson Kent.

HermesNews - ©2014