Video

26/09/2014 15:57:42

Kostot dhe perfitimet e integrimit

Prezantohet studimi i qendres shqiptare pėr konkurrueshmėrinė dhe tregtinė ndėrkombėtare (ACIT)






TIRANĖ - Ministrja e Integrimit europian, Klajda Gjosha, mori pjesė sot nė prezantimin e studimit “Njė analizė e kostove dhe pėrfitimeve tė procesit tė integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian”. Ky studim ėshtė realizuar nga Qendra Shqiptare pėr Konkurrueshmėrinė dhe Tregtinė Ndėrkombėtare (ACIT). Ministrja Gjosha, nė fjalėn e saj pėrshėndetėse theksoi se analiza tė kėsaj natyre janė me shumė vlerė jo vetėm pėr tė kuptuar mė nė brendėsi procesin e integrimit, por shėrbejnė edhe si burim informacioni e tė dhėnash referuese qė ndihmojnė pėr tė kapėrcyer sfidat qė ky proces mbart. Nė emėr tė qeverisė shqiptare, Ministrja shprehu mbėshtetjen pėr ēdo iniciative qė i shėrben integrimit tė vendit, nė mėnyrė qė tė kapėrcehet kjo sfidė e madhe sa mė shpejt. “Duke ofruar ekspertiza tė tilla, i shėrbehet nxitjes sė ritmit tė reformave integruese dhe orientimit tė duhur, pėr tė pasur njė qasje sa mė tė mirė nė tė gjitha hallkat e procesit”, tha Ministrja Gjosha. I Ngarkuari me Punė i Delegacionit tė BE-sė nė Shqipėri, Clive Rumbold, theksoi “Ėshtė e provuar se pėrftimet e drejtpėrdrejta tė qytetarėve nga procesi i integrimit nė BE, janė tė mėdha. Ėshtė e provuar se integrimi ėshtė rruga e duhur. Gjėja mė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė ėshtė si tė pėrfitojė sa mė shumė dhe sa mė shpejt nga ky proces”, tha Rumbold.

HermesNews - ©2014