Video

24/09/2014 18:45:04

Rama nė Durrės pėr legalizimet: 1000 familje marrin lejet

Epoka e legalizmeve abuzive ka pėrfunduar






TIRANĖ - Kryeministri Edi Rama ishte sot nė qytetin e Durrėsit ku ka shpėrndarė 1000 leje tė legalizimeve. “Ne sot legalizojmė dhe kthejmė nė pronė mundin e 1000 familjeve”, ėshtė shprehur Kryeministri Rama duke theksuar se, procesi ėshtė ende i hapur. “Vijmė nė vazhdimin e njė procesi te hapur. Nuk e lamė kur tė vijė fushata”, iu drejtua Kryeministri Rama banorėve, teksa theksoi se, “legalizimet vazhdojnė nė mėnyrė intensive”. Kryeministri Rama u shpreh se epoka e legalizmeve abuzive ka pėrfunduar. Rama nuk kurseu kritikat karshi qeverisė sė shkuar lidhur me procesin e legalizimeve, teksa shtoi se nė shumė qytete jane legalizuar objekte qė janė nė kundėrshtim me projektet urbanistike. “Qeveria e kaluar bėri vetėm 2407 legalizime nė 8 vjet, ndėrsa ne sot legalizojmė dhe kthejmė nė pronė mundin e 1000 familjeve”, u shpreh kreu i qeverisė. Rama nė kėtė takim shoqėrohej nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.

HermesNews - ©2014