Video

23/09/2014 12:37:58

Mblidhet Kėshilli Mbikqyrės i Bankės sė Shqipėrisė

Kjo ėshtė mbledhja e radhės sipas kalendarit tė publikur nė faqen e BSH-sė, ndėrsa do tė jetė e para mbledhje e Kėshillit Mbikqyrės






TIRANE - Kėshilli Mbikqyrės i bankės sė shqipėrisė (BSH) do tė diskutojė nesėr raportin e politikės monetare pėr gjashtėmujorin e parė tė vitit 2014 dhe do tė marrė vendimin pėr ndryshimin ose jo tė normės bazė tė interesit pėr lekun.

Kjo ėshtė mbledhja e radhės sipas kalendarit tė publikur nė faqen e BSH-sė, ndėrsa do tė jetė e para mbledhje e Kėshillit Mbikqyrės qė do tė drejtohet nga Guvernatorja Elisabeta Gjoni.

E komanduar nga Kėshilli Mbikqyrės pėr tė ushtruar funksionet sipas ligjit “pėr Bankėn e Shqipėrisė” si zėvendėsguvernatore e Parė, zonja Gjoni e mori kėtė detyrė pas arrestimit tė Guvernatorit Ardian Fullani mė 5 shtator dhe shkarkit tė tij nga Kėshilli Mbikėqyrės Parlamenti dhe Presidenti, pas vjedhjen e 713 milionė lekėve nga Departamenti i Emisionit nė Thesarin e Bankės sė Shqipėrisė, ngjarje pėr tė cilėn Fullani u akuzua “pėr shpėrdorim detyre”.

Sipas BSH-sė, mbledhja e radhės e Kėshillit Mbikqyrės, pritet tė marrė nė shqyrtim Raportin e Stabilitetit Financiar dhe Deklaratėn “Mbi stabilitetin e sistemit financiar nė Shqipėri pėr gjashtėmujorin e parė tė vitit 2014”. Ndėrsa vend tė rėndėsishėm nė kėto diskutime do tė marrin zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare nė vend, si dhe marrja e vendimit tė politikės monetare.

Politika monetare e BSH-sė, hartohet nė funksion tė pėrmbushjes sė objektivit kryesor tė Bankės sė Shqipėrisė: arritjes dhe ruajtjes sė stabilitetit tė ēmimeve. Ajo pėrfshin ndėrhyrjen dhe/ose qėndrimin e Bankės sė Shqipėrisė ndaj tregjeve financiare pėr tė arritur objektivin e saj kryesor ruajtjen e treguesve makroekonomik tė vendin nė periudhė afatgjatė.Nė kėtė kontest BSH-ja ka ndėrhyrė pėrmes politikės monetare nė liberalizimin e normės bazė tė lekut si instrument nė nxitjen e kreditimit dhe stimulimin e ekonomisė nė vend.

Banka e Shqipėrisė ka ulur gjatė vitit 2014 normėn bazė tė interesit pėr lekun duke e vendosuar atė nė nivelin 2,50%, nė minimumin e ri historik, si politikė qė do tė shėrbejė pėr nxitjen e kreditimit dhe lėvizjen e zhvillimit ekonomik tė vendit.

Ndėrsa lidhur me emėrimin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė janė hapur proēedurat e aplikimit deri nė datėn 5 Tetor..

HermesNews - ©2014