Video

22/09/2014 15:59:25

Padi nė kushtetutese kryeministrit

Ligji pėr funksionimin e gjykatave administrative ėshtė tėrėsisht antikushtetues







TIRANE - "Dorėzuam sot nė Gjykatėn Kushtetuese tre padi ndaj Kryeministrit tė vendit pėr tre ligjet e paketės sė drejtėsisė", tha deputeti Eduart Halimi para gazetareve. Pėr Ligjin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, pėr ligjin pėr disa ndryshime nė ligjin pėr funksionimin e Gjykatave Administrative dhe pėr ligjin pėr disa ndryshime nė ligjin pėr Shkollėn e Magjistraturės.

Tė tre kėto ligj, janė ligje tė cilat kanė njė pėrmbajtje tė thellė antikushtetuese, sipas demokratėve, dhe prekin parimet e ndarjes sė pushteteve, prekin parimin e funskionimit tė shtetit ligjor dhe kanė pėr synim kapjen politike tė sistemit tė drejtėsisė.

Ligji pėr Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė synon hapur kapjen politike tė sistemit tė drejtėsisė sė pari duke ndryshuar anėtarėt e KLD pa shkak dhe pa pėrfunduar mandatin e tyre kushtetues.

Sė dyti duke i kėrkuar Presidentit qė tė zgjedhė nėnkryetaren e KLD nga lista e Kryeministrit, merr kompetencėn presidenciale dhe duke e uzurpuar kėtė kompetencė nga Kryeministri i vendit, dhe sė treti me njė akt tė paprecedentė nė njė shtet ligjor dhe sė drejtės urdhėrohet pezullimi automatik i gjyqtarėve tė vendit sapo ndaj tyre tė regjistrohet njė kallėzim penal.

Ligji pėr disa ndryshime dhe ligji pėr funksionimin e gjykatave administrative ėshtė njė ligj tėrėsisht antikushtetues pasi vendosen kompetenca kryeministrore pėr tė emėruar ndihmėsit ligjor tė gjyqtarėve tė Gjykatės Administrative, pėrfundon Halimi nė daljen e tij publike.

HermesNews - ©2014