Video

21/09/2014 19:18:48

Papa takon krerėt e feve. ''Faleminderit pėr atė qė bėni''

Ati i shenjtė duke vleresuar bashkejetesėn fetare nė Shqipėri ka takuar personalisht pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare tė vendit tonė






TIRANE - “Vazhdoni tė jeni shenja e vendit tuaj, jo vetėm me marrėdhėnien midis njerėzve tė fesė. Unė kam shumė nevojė”. Ky ka qėnė mesazhi qė Papa Fraēesku ka dhėnė nė takimin e organizuar sot pasdite me krerėt e besimeve dhe komuniteteve fetare nė Universitetin Katolik “Zoja e Kėshillit tė Mirė” ne Tirane.

Ati i shenjtė duke vleresuar bashkejetesėn fetare nė Shqipėri ka takuar personalisht pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare tė vendit tonė. Nė kėte takim merrnin pjesė pėrfaqėsues nga komuniteti musliman, orthodoks, bektashian, katolik dhe protestant.

Nė fjalėn pėrshėndetėse, Papa Franēesku ka falenderuar pėrfaqėsuesit e feve duke iu drejtuar me fjalinė, “Faleminderit pėr atė qė bėni”.

Duke vėnė nė dukje se Shqipėria ka qėnė ndėr vendet me tolerancė fetare, Papa Franēesku tha se, “toleranca nuk ėshtė vetėm njė dhuratė nga Zoti, por edhe njė vlerė pėr tė zhvilluar njė shoqėri”.

Nė mesazhin e tij, pėr pėrfaqėsues tė besimeve tė ndryshme fetare , ai iu referua dialogut sipas sė cilit, mund tė arrihet nė paqe. Duke krijuar marrėdhėnie vėllazėrore, mund tė krijojmė lirinė e besimit pėr seicilin. Seicili prej nesh ofron dėshmine e vet tek tjetri, pa hipokrizi dhe kjo na bėn mirė tė gjithėve”, theksoi Papa Franēesku.

Ndėr tė tjera, Papa tha se “feja e vėrtetė nuk nxit dhunėn”, duke ciltuar “tė ndjehemi tė bashkuar me shėrbimin e atdheut”.


HermesNews - ©2014