Video

21/09/2014 12:27:07

Mesazhi universal i Shqipėrisė. Ungjilli

Predikimi i Papės nė meshėn e Shenjtė






TIRANE - Ungjilli i sotėm na thotė se pėrveē 12 Apostujve Jezusi thėrret shtatėdhejtė e dy nxėnės tė tjerė dhe i nis ndėr fshtara e qytete pėr tė kumtuar mbretėrinė e Hyjit. Ai erdhi pėr tė sjellė nė botė dashurinė e dėshiron ta pėrhapė pėrmes bashkimit e vėllazėrisė. Prandaj formon menjėherė bashkėsinė e dishepjve, bashkėsi misionare, e atje i stėrvit pėr mision pėr tė shkuar. Metoda misionare ėshtė e qartė dhe e thjeshtė dishepujt shkojnė nėpėr shtėpi e kumti i tyre nis me njė pėrshėndetje plot kuptim ”Paqe nė kėtė shtėpi”. Nuk ėshtė thjesht pėrshėndetje, ėshtė edhe dhuratė, paqja. Duke ardhur sot mes jush tė dashur motra e vėllezėt tė Shqipėrisė, nė kėtė shesh kushtuar bijės sė madhe e tė pėrvuajtur tė kėtyre trojeve, Nėnė Terezės sė Kalkutės, Dėshiroj ta pėrsėris kėtė pėrshėndetje, Paqe nė shtėpitė tuaja, paqe nė zemrat tuaja, paqe nė Kombin tuaj.

Nė misionin e shtatėdhjetė e dy dishepujve pasqyrohet pėrvoja misionare e bashkėsisė sė krishterė tė tė gjitha kohėve: Zoti i ringjallur e i ngjallė nuk nis vetėm tė dymbėdhjetėt, por nis Kishėn mbarė, nis ēdo tė pagėzuar pėr ti’a u kumtuar Ungjillin gjithė popujve. Nė rrjedhė shekujsh jo gjithnjė u pranua kumti i paqes i sjellė nga lajmėtarėt e Jezu Krishtit: nganjėherė ia mbyllėn portat. Nė njė tė kaluar jo tė largėt edhe porta e popullit tuaj u kyē, u mbyll me vargonjtė e mohimeve e ndalimeve tė njė sistemi qė mohonte Zotin e pengonte lirinė fetare.

Ata qė kishin frikė nga e vėrteta e liria, bėnin ē’ėshte e mudnur qė tė dėbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta pėrjashtonin Krishtin e Kishėn nga historia e vendit tuaj, ndonėse ai qe ndėr mė tė hershmit qė mori dritėn e Ungjillit. Nė leximin e dytė dėgjuam tė pėrmendet Iliria, qė nė kohėt e apostullimit tė Palit, pėrfshirė edhe troejt e Shqipėrisė sė sotme.

Duke sjellė pėrsėri nė vėmendje dhjetėvjeēaret e vuajtjeve e tė persekutimeve tė egra kundėr katolikėve , ortodoksėve e myslimanėve mund tė themi se Shqipėria ka qenė tokė martirėsh: shumė ipeshkvij, meshtarė rregulltarė e besimtarė laikė e paguan me jetė besnikėrinė e tyre. Nuk munguan provat e guximit tė madh e tė qėndrimit tė pandshėm nė shpalljen e fesė. Sa e sa tė krishterė nuk u pėrkulėn pėrballė kėrcėnimeve, por vijuan pa luhatje udhėn e filluar !. Shkoj sot , shpirtėrisht, pranė atij muri tė varrezės sė Shkodrės, vend-simbol i martirizimit tė katolikėve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellė nė shpirt , vė lulen e lutjes e tė kujtimit.

Zoti ishte pranė jush, tė dashur vėllezėr emotra , pėr t’ju mbajtur nė kėmbė. Ai ju priu e ngushėlloi e sė fundi ju ngriti lart mbi krahė shqiponje, siē pati bėrė me popullin e lashtė tė Izraelit. Uroj qė Shqiponja tė cilėn e shikojmė nė flamurin e vendit tuaj, tju kujtojė gjithnjė shpresėn pėr ta mbėshtetur pėrherė besimin tuaj nė Hyjin, qė nuk zhgėnjen, por ėshtė gjithnjė pėrkrah nesh, posaēėrisht nė ēaste tė vėshtira.

Sot portat e Shqipėrisė janė tė hapura e pėrparon stina e protagonizmit tė ri misionar pėr tė gjithė ata qė bėjnė pjesė nė popullin e Hyjit. Secili i pagėzuar e ka njė vend e njė detyrė pėr ta kryer nė Kishė e nė Shoqėri. Secili duhet tė ndjejė veten tė thirrur pėr tė punuar bujarisht nė kumtimin e Ungjillit e nė dėshmimin e dashurisė: pėr tė fuqizuar lidhjet e solidariteti, pėr tė krijuar kushte jete mė tė drejta e mė vėllazėrore pėr tė gjithė. Sot erdha t’ju jap zemėr e ta pėrforconi shpresėn nė ju e rreth jush: t’i vini nė lėvizje breznitė e reja; tė ushqeheni pėrherė me fjalėn e zotiti, duke ia hapur zemrat Krishtit: Ungjilli i Tij ku tregon udhėn! Feja juaj duhet tė jetė ngazėlluese e rezatuese, duhet tė tregojė se takimi me Krishitn i jep kuptim jetės sė njerėzve tė ēdo njeriu.

Me frymėn e bashkimit ndėrmjet ipeshkvijve, meshtarėve, rregulltarėve e besimtarėve, laikė ju inkurajoj t’i jepni hov tė ri veprimtarisė baritore e tė vijoni kėrkimin e formave tė reja tė pranisė sė Kishės nė gjirin e shoqėrisė.

Posaēėrisht ju drejtohem tė rinjve: mos keni frikė t’i pėrgjigjeni bujarisht Krishtiti, qė ju fton qė ta ndiqni !

Nė thirrjen meshtarake e rregulltare do tė gjeni pasurinė dhe gėzimin e dhurimit tė vetvetes pėr t’i shėrbyer Hyjit e vėllezėrve tuaj. Shumė burra e gra presin dritėn e Ungjillit e hirin e sakramenteve
Kishė qė jeton nė tokėn e Shqipėrisė, faleminderit pėr shembullin e besnikėrisė ndaj Ungjillit! Shumė nga bijtė e bijat tuaja vuajtėn pėr Krishtin edhe deri nė flijimin e jetės. Uroj qė dėshmia e tyre t’i mbėshtesė hapat tuaj, tė sotėm e tė nesėrm nė udhėn e dashurisė, tė lirisė e drejtėsisė e tė paqes. Amen !

HermesNews - ©2014