Video

20/09/2014 17:27:28

Trajno trajnuesin

Seminar trajnues pėr stafin policor









TIRANE - Sekretariati i Pėrgjithshėm i Interpol-it, pėrmes programit TAIEX, nė datat 15-19 Shtator 2014, zhvilloi nė Tiranė, njė trajnim operacional nė kuadėr tė Projektit FORMATRAIN, gjatė tė cilit ekspertė tė mjeteve motorrike nga vende tė ndryshme ndanė eksperiencat me specialistė tė Policisė sė Shtetit tė strukturave kundėr trafiqeve tė paligjshme, me qėllim vendosjen e njė standarti trajnimi. Nė kėtė trajnim nuk janė marrė vetėm njohuri teorike nė lidhje me ēdo aspekt tė kėtij lloj krimi sa i pėrket trafikimit tė mjeteve motorrike, por specialistėt e Policisė Shqiptare tė trajnuar do tė jenė nė gjendje tė ndajnė njohuritė e tyre me kolegėt, nė sajė tė programit “trajno trajnuesin”. Njohuritė e marra nė kėtė trajnim gjetėn zbatim nė terren, ku nga Interpoli dhe stukturat e Policisė sė Shtetit u organizua njė operacion pėr verifikimin e makinave nė terren, me synim zbatimin nė praktikė tė njohurive tė marra nė kuadėr tė kėtij trajnimi. Si rezultat i kėtij operacioni nė Tiranė u kontrolluan 210 mjete dhe nga verifikimet e kryera u bllokuan 4 prej tyre, tė cilat rezultonin tė ishin mjete tė vjedhura apo humbura, tė shpallura nė kėrkim nga Interpoli. Nė pėrfundim tė trajnimit 17 specialistėt e Policisė Shqiptare tė strukturave kundėr trafiqeve, u pajisėn me ēertifikata nga Sekretariati i Pėrgjithshėm i Interpol-it.

HermesNews - ©2014