Video

19/09/2014 16:51:12

Skocia tha ''JO''

Referendumi: 55,2% e skocezėve nuk do, tė shkėputet nga Britania e Madhe









EDIMBURG - Numėrimi i plotė i votave tė 32 qarqeve skoceze i dha sot nė mėngjes fitoren “jo”-sė me 55,3 pėr qind ndaj referendumit mbi pavarėsinė, duke u distancuar nga “po”-ja me 44,7 pėr qind, sipas shifrave zyrtare. Pėr tė fituar referendumin, njė nga dy kampet duhej tė arrinte tė merrte mė shumė se 1 852 828 vota. Kampi i “jo”-sė arriti tė marrė 2 001 926 vota kundrejt 1 617 989 pėr “po”-nė, ndėrkohė qė niveli i pjesėmarrjes ishte njė rekord duke arriutr nė 84,6 pėr qind. Fitorja e sigurt e “jo”-sė u vendos pėrfundimisht pas numėrimit tė votave tė 30 nga 32 qarqe. “Jo”-ja morri 55,2 pėr qind tė votave dhe “po”-ja 44,85 pėr qind. Rezultati ishte njė zhgėnjim i madh pėr kryeministrin rajonal gjysmėautonom, Alex Salmond, i cili kishte arritur njė mbėshtetje spektakolare nė fund tė fushatės, por nga ana tjetėr ishte njė lehtėsim i madhe pėr shefin e qeverisė qendrore David Cameron, i cili ndihej i “pėrhumbur” ndaj prespektivės sė shpėrbėrjes sė Britanisė sė Madhe.

HermesNews - ©2014