Video

19/09/2014 16:19:29

Mbrojten nderin e gruas, 57 vite burg

Njė gjykatė nė Mat, ka dėnuar me 57 vite burg tre shtetas, qė akuzoheshin pėr vrasje









TIRANĖ - Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Mat shpalli fajtorė dhe dėnoi shtetasit Pėrparim Boja me 25 vite burg, Luis (Astrit) Boja me 17 vjet burg dhe Fatjon Cani me 15 vjet burg, tė akuzuar pėr “vrasje me paramendim” kryer nė bashkėpunim. Sipas Prokurorisė sė Matit, kėta shtetas akuzohen se kanė vrarė dhe mė pas kanė mbuluar me zhavorr shtetasin Fatjon Barmeta. Ngjarja ka ndodhur nė 22 nėntor 2012 nė Klos tė rrethit Mat. Nga hetimi i prokurorisė ka rezultuar se vėllezėrit Boja dhe miku i tyre, Cani kanė goditur pėr vdekje me sende tė forta viktimėn, pasi dyshonin se ai kishte sjellje ngacmuese ndaj bashkėshortes sė Pėrparim Bojės. Nė konkluzionet pėrfundimtare, Prokuroria e Matit kėrkoi burgim tė pėrjetshėm pėr shtetasit Pėrparim Boja dhe Fatjon Cani, si edhe 25 vjet pėr shtetasin Luis (Astrit) Boja.

HermesNews - ©2014