Video

19/09/2014 13:23:40

Shet te dashuren per Iphone 6

Jep me qera te dashuren e tij per te blere celularin









KINE- Nje student ka qendruar para portes kryesore te Universitetit Sonjiang ne Shanghai, duke ofruar “te dashuren me qera” ne kembim te nje shume jo te madhe parash, ne menyre qe te bleje nje Iphone 6-te.

Ne pankarten e tij shkruhej “Ndaj te dashuren me qera”. Ne te specifikoheshin edhe rregullat per ata qe do te pranonin kushtet ne te cilat perfshihen “ngrenja e vakteve se bashku, studimet, lojrat dhe berja dashuri”. Madje djaloshi e kishte shperndare idene dhe posterin e tij edhe ne media te ndryshme sociale online, duke nxjerre edhe foton e te dashures se tij per te gjithe ata qe donin ta kishin ate me qera.

E dashura e studentit eshte pyetur nga disa te rinj ne lidhje me kete fakt dhe ajo ka deklaruar se ka pranuar idene “duke u dhene me qera per 10 rmb ne ore ose 500 rmb ne jave”.

Kina eshte vendi me kryesor per hapjen e tregut te shitjes se produktit me te fundit te Apple, duke i dhene mundesi shitjes javen tjeter zyrtarisht pavaresisht se tashme “tregu i zi”po pergatitet per nje shitje te madhe te produktit telefonik.

Iphone 6 dhe Iphone plus, kane mberritur nje hap leshimit ne tregun kinez. Apple ka marre aprovimin per marrjen e frekuences se sinjalit. Kompania tashme eshte duke pritur aprovimin nga Ministria e Informacionit dhe Industrise se Kines per te nisur shitjen.

Edison Myrteza