Video

18/09/2014 16:42:58

Ministria udhėzon pėr taksėn e biletės

Aeroporti duhet tė llogarisė shumėn qė do tė paguhet nga ana e shoqėrive ajrore, mbėshtetur nė dokumentin e udhėtimit tė pasagjerėve






TIRANE - Ministria e Financave dhe ajo e Transportit kanė nxjerrė njė udhėzim qė vendos afate pėr veljen e taksės prej 10 euro qė paguajnė qytetarėt pėr ēdo biletė avioni qė blejnė. Kjo taksė quhet “tarifė shėrbimi pėr kalimin me avion tė kufirit tė Republikės sė Shqipėrisė” dhe paguhet nga ēdo qytetar brenda ēmimit tė biletės.

Nuk bėhet fjalė pėr njė taksė tė re, pasi ajo ka qenė ekzistente gjithmonė, por udhėzimi detajon mėnyrėn e arkėtimit tė saj, pasi deri mė tani janė shfaqur problematika nė kėtė drejtim. Sipas udhėzimit tė ri, Tirana International Airport (TIA), nė zbatim tė Marrėveshjes sė koncesionit dhe kėtij udhėzimi, kryen tė gjitha procedurat pėr regjistrimin e kėsaj tarife shėrbimi nė sistemin e IATA-s. Pas kėtij regjistrimi, ēdo shoqėri ajrore, nė momentin e shitjes sė biletave, duhet t’i shtojė vlerės sė biletės, si dhe ta pasqyrojė nė tė, edhe vlerėn e kėsaj tarife shėrbimi.

Aeroporti duhet tė llogarisė shumėn qė do tė paguhet nga ana e shoqėrive ajrore, mbėshtetur nė dokumentin e udhėtimit tė pasagjerėve. Ajo qė specifikohet nė kėtė rast ėshtė afati brenda datės 5 tė muajit pasardhės, ku TIA ka pėr detyrė tė rakordojė me shoqėritė ajrore tarifėn e paguar pranė tyre nė muajin parardhės. Autoriteti aeroportual si institucion taksabledhės duhet t’u faturojė shoqėrive ajrore brenda datės 10 tė muajit pasardhės shumėn pėr t’u paguar nga kėto shoqėri nė llogarinė bankare tė hapur pėr kėtė qėllim nga TIA. Kjo taksė do tė menaxhohet mbi bazėn e faturimeve tė bėra.

TIA ka pėr detyrė tė kėrkojė nga shoqėritė ajrore likuidimin e shumave tė faturuara brenda datės 15 tė muajit pasardhės. Nė rast moslikuidimi brenda kėsaj date, TIA dėrgon njė njoftim tė dytė nė rrugė elektronike ose me postė shoqėrive ajrore ku kėrkon likuidimin e menjėhershėm tė shumave mbi bazėn e faturimeve tė realizuara. Sasinė e parave tė mbledhura TIA e deklaron dhe transferon nė llogarinė e drejtorisė rajonale tatimore ku ėshtė e regjistruar, brenda datės 15 tė muajit pasardhės. Pėr tarifat e shėrbimit tė pėrfshira nė kėtė udhėzim nuk aplikohet TVSH dhe ato shkojnė nė buxhetin e shtetit. Udhėzimi hyn nė fuqi mė 2 tetor.

HermesNews - ©2014