Video

18/09/2014 16:02:46

''Gjuha Blu'', s'ka asnjė rrezik

Drejtorėt e shėrbimit veterinar, ekspertėt, specialistėt e Ministrisė dhe drejtorive tė Bujqėsisė nė rrethe janė shpėrndarė nė tė gjithė zonat ku janė raportuar rastet e pėrhapjes sė kėsaj sėmundje






TIRANE - Ministria e Bujqėsisė bėn tė ditur se, po ndjek me pėrparėsi nė terren pėrhapjen e sėmundjes sė bagėtive “Gjuha Blu”. Drejtorėt e shėrbimit veterinar, ekspertėt, specialistėt e Ministrisė dhe drejtorive tė Bujqėsisė nė rrethe janė shpėrndarė nė tė gjithė zonat ku janė raportuar rastet e pėrhapjes sė kėsaj sėmundje. Ministria e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave, bėn tė ditur se sėmundja po prek nė masė bagėtitė nė vendet e Europės Juglindore ndėrsa ėshtė pėrhapur dhe nė vendin tonė. “Kjo sėmundje nuk mund tė mjekohet, por parandalohet”, bėn tė ditur dikasteri i Bujqėsisė pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, ndėrsa thekson se, “sėmundja nuk paraqet asnjė rrezik pėr njeriun”. Ministria e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave u bėn apel fermerėve dhe insiston se groposja e kafshėve tė ngordhura nga kjo sėmundja ėshtė e detyrueshme. Flakja e tyre pėrbėn krim mjedisor dhe shėndetėsor. Gjithashtu bėjmė tė ditur se kur kafshėt e sėmura izolohen qė nė fillim vdekshmėria ėshtė shumė e ulėt. Ndalohen lėvizjet e tufave tė prekura jashtė rrethit. Ministria e Bujqėsisė bėn tė ditur se kanė filluar pagesat pėr krerėt e ngordhura nga sėmundja nė masėn 5000 lekė tė reja pėr kokė. Fondi nė dispozicion ėshtė 10 milion lekė.

HermesNews - ©2014