Video

18/09/2014 15:10:20

Elbasan, qyteti pa landfill

Ėshtė njė situatė e rėnduar dhe duhet gjetur menjėherė njė zgjidhje pėr hedhjen e mbetjeve urbane






ELBASAN - Grumbullimi i mbetjeve urbane nė fushėn aktuale tė grumbullimit tė plehrave, ėshtė bere njė shqetėsim i madh jo vetėm pėr komunitetin, por edhe pėr pushtetin lokal. Nė kėtė kuadėr, duke e konsideruar qytetin nė njė problem emergjent mjedisor, kėshilli bashkiak u mblodh sot jashtė rradhe dhe mė pas miratoi kėrkesėn e kryetarit tė Bashkisė sė Elbasanit pėr tė shpallur gjendjen e emergjencės mjedisore duke kėrkuar ndėrhyrjen e menjėhershme pėr zgjidhjen e kėtij problemi.“Ėshtė njė situatė e rėnduar dhe duhet gjetur menjėherė njė zgjidhje pėr hedhjen e mbetjeve urbane, kurrsesi nuk duhet fusha aktuale e grumbullimit tė plehrave tė shėrbejė pėr kėtė problem qė aktualisht e konsideroj shumė emergjent”, tha kryetari i bashkise, Qazim Sejdini.Propozimi pėr shpalljen e emergjencės mjedisore u mbėshtet unanimisht nga kėshilltarėt e djathtė, tė cilėt e cilėsuan si ēėshtjen parėsore pėr t’u miratuar. Nė vijim gjatė kėsaj mbledhje jashtė rradhe, kėshilltarėt ranė dakord qė nė asnjė rast nuk duhet tė pranohet si zgjidhje njė landfill tradicional, i cili vetėm do tė zhvendoste problemin nė njė tjetėr zonė. Krijimi i njė landfilli qe do tė respektojė normat mjedisore ėshtė parė si zgjidhja e vetme nė tė mirė tė qytetarėve tė Elbasanit. Gjatė orėve tė mbrėmjes pjesa jugore e qyetit mbulohet nga njė re tymi, pėr shkak tė mbetjeve urbane qė digjen duke shkaktuar njė erė tė paduruar nga banorėt e zonės, qė jo rrallėherė ankohen pėr kėtė situatė.

HermesNews - ©2014