Video

17/09/2014 15:00:08

Nuk ka prova mjaftueshėm kundėr Visho Ajazit

Gjetjet e raportit janė tė mjaftueshme pėr tė propozuar shkarkimin e Kreut tė SHISH, Visho Ajazi






TIRANĖ - Komisioni i Sigurisė Kombėtare miratoi sot raportin pėrfundimtar tė grupit tė kontrollit tė ngritur nga ky komision, pranė Shėrbimit Informativ Shtetėror.

Mbledhja e komisionit tė Sigurisė u zhvillua me dyer tė mbyllura, pėr shkak se informacioni qė u diskutua klasifikohet si informacion i njė rėndėsie tė veēantė. Nė pėrfundim tė mbledhjes deputetėt e Komisionit tė Sigurisė u larguan pa dhėnė ndonjė prononcim pėr mediat.

Gjithėsesi burime pranė komisionit pohuan se gjatė mbledhjes sė Komisionit tė Sigurisė, Grupi i Kontrollit i pėrbėrė nga tre deputetėt e Partisė Socialiste, Kujtim Qefalia, Pirro Lutaj dhe Pjerin Ndreu, prezantuan gjetjet e tyre. Kėto gjetje, bėnė tė ditur burimet pranė komisionit tė Sigurisė, janė tė mjaftueshme pėr tė kėrkuar shkarkimin e Kreut tė SHISH-it, Visho Ajazi Lika.

Sipas gjetjeve tė grupit tė kontrollit mėsohet se gjatė funksionit tė kryerjes sė detyrave ka mungesė dhe shkelje tė ligjeve bazė dhe akteve normative. Po ashtu, burimet bėjnė tė ditur se nga kontrolli i deputetėve vėrehet se nė veprimtarinė e kėtij institucioni janė vėrejtur tendenca pėr kontrollin e institucioneve tė tjera, duke ēuar kėshtu nė mbivlerėsimin e SHISH-it dhe shkeljen e ligjit. Po ashtu burimet e sipėrcituara bėnė tė ditur se ruajtja e sekretit ėshtė njė tjetėr ēėshtje shqetėsuese qė ngrihet nė raport lidhur me veprimtarinė e Shėrbimit Informativ Shtetėror, por detajet e kėsaj pjese mbeten sekret pėr shkak tė informacionit qė pėrmbajnė.

Tashmė pas miratimit tė kėtij raporti, Komisioni i Sigurisė pritet t’i drejtohet Kėshillit tė Ministrave pėr marrjen e masave karshi kėsaj dukurie. Sipas ligjeve nė fuqi, shkarkimi i Kreut tė SHISH-it bėhet me propozim tė Kryeministrit dhe me dekret tė Presidentit tė Republikės, ēka hap njė front tė ri pėrplasjeje mes Kryeministrisė dhe Presidencės.

Nė 23 prill 2014, Komisioni i Sigurisė Kombėtare mes diskutimeve tė shumta vendosi tė ngrejė njė grup kontrolli me 5 deputetė, 3 maxhoranca dhe 2 opozita, pėr verifikimin e ligjshmėrisė sė shkresės qė drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika i ka dėrguar vartėsve tė tij, me objekt; “Sekret/Kёrkesёn Operative” nr. 1478, datė 2.12.2013, dėrguar drejtorėve tё SHISH nё prefektura, ku kėrkohet informacion mbi persona tё implikuar nё veprimtari antiligjore, tё emėruar nё pozicione drejtuese nё Policinė e Shtetit.” Opozita refuzoi tė merrte pjesė nė kėtė grupim, ndėrsa maxhoranca ngarkoi Kujtim Qefalinė, Pirro Lutajn dhe Pjerin Ndreun tė zhvillonin kontrollin pranė zyrave tė SHISH.

HermesNews - ©2014