Video

17/09/2014 14:52:17

Nesėr Kuvendi voton pėr Fullanin

Njė javė mė parė komisioni i ekonomisė miratoi propozimin e Kėshillit Mbikėqyrės tė BSH-sė, qė shkarkoi nga detyra Guvernatorin Fullani dhe kryeinspektoren Golemi






TIRANĖ - Kuvendi i Shqipėrisė pritet tė miratojė tė enjten nė seancė plenare pr/vendimet pėr shkarkimin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani dhe shkarkimin e Inspektorit tė Pėrgjithshėm, Elivar Golemi. Njė javė mė parė komisioni i Ekonomisė miratoi propozimin e Kėshillit Mbikėqyrės tė BSH-sė, qė shkarkoi nga detyra Guvernatorin Fullani dhe kryeinspektoren Golemi, pas arrestimit tė tyre nėn akuzėn ‘pėr shpėrdorim detyre”, e lidhur me skandalin e vjedhjes sė 713 milion lekėve nga Banka Qendrore. Baza ligjore e shkarkimit tė dy zyrtarėve ishte ‘pėr shkelje tė etikės nė punė dhe cėnim tė thellė tė interesave tė Bankės sė Shqipėrisė”. Miratimi i kėtyre pr.vendimeve nga Kuvendi i hap rrugėn vijimit tė procedurave pėr emėrimin e drejtuesve tė rinj tė Kėshillit Mbikqyrės tė BSH-sė, i cili ka mbetur me katėr anėtarė, nga 7 qė duhet tė ketė. Dy ditė mė parė, kryeministri Edi Rama pėrmes rrjeteve sociale ftoi tė gjithė shqiptarėt qė punojnė e kanė pėrvojė nė sistemin bankar, brenda dhe jashtė vendit, qė tė konkurojnė pėr t’u zgjedhur anėtarė tė Kėshillit Mbikqyrės tė BSH-sė.

HermesNews - ©2014