Video

16/09/2014 17:47:08

BE dhe referendumi ne Skoci

Komisioni Europian refuzon tė komentojė sondazhet e fundit qė nxjerrin barazim ''jo''-nė dhe ''po''-nė






BRUKSEL - Duke iu trembur pasojave, Bashkimi Evropian e ka tė vėshtirė ta fshehė nervozizmin e tij pėrballė perspektivės sė njė pavarėsie tė Skocisė dhe po pėrdor kėrcėnimin e pėrjashtimit tė Edimburgut nga unioni.

Javėn e kaluar njė zėdhėnės i Komisionit Evropian refuzoi tė komentojė sondazhet e fundit qė nxjerrin barazim “jo”-nė dhe “po”-nė duke theksuar se bėhej fjalė pėr njė ēėshtje tė brendshme.

Por presidneti, Jose Manuel Barroso, nė shkurt mori kritikat e skocezėve qė kėrkojnė pavarėsi kur ai deklaroi se “do tė jetė shumė e vėshtirė, gati e pamundur pėr njė Skoci tė pavarur t’i bashkohet BE-sė”.

“Do tė jetė shumė e vėshtirė tė arrihet njė marrėveshje me tė gjitha vendeve anėtare tė BE-sė pėr tė pranuar njė vend tė ri qė vjen nga njė shtet anėtar”, kishte theksuar ai.

Ai citoi Spanjėn, qė pėrballet me kėrkesat separatiste, qė refuzoi tė njohė edhe Kosovėn. “Nė njė farė mėnyre ėshtė njė situatė e ngjashme, pasi bėhet fjalė pėr njė vend tė ri”, shtoi Barroso.

Njė keqkuptim qė skocezėt qė kėrkojnė pavarėsi e kritikuan pasi referendumi i tyre ėshtė pranuar dhe njihet nga Londra, nė dallim nga pavarėsia e Kosovės qė nuk njihet dhe kontestohet nga Serbia.

“Parashtrimi i njė sėrė ndėrlikimesh institucionale pėr Brukselin ka ndikuar qė disa drejtues tė bėjnė deklarata politike habitėse”, thekson Nicola McEwen, profesoreshė e Qendrės Skoceze tė Ndryshimit Kushtetues.

“Ėshtė me tė vėrtetė njė situatė e vėshtirė pėr Bashkimin Evropian”, deklaron gjithashtu Pablo Calderon Martinez, i ngarkuar me Studimet Evropiane nė ”King’s College” nė Londėr.

BE-ja qė po pėrballet tashme me njė ekonomi nė rėnie dhe njė papunėsi nė rritje, kryesisht tek tė rinjtė, do tė largohej nga diskutimet e forta mbi mėnyrėn sesi do tė trajtohet njė Skoci e pavarur dhe shumė proevropiane. Mbi tė gjitha qė nė lindje, sjellja e Rusisė nė Ukrainė shqetėson vendet balltike me minoritet tė lartė rusofon qė mund tė kėrkojnė mė shumė autonomi.

“Askush nuk dėshiron tė merret me kėtė problem ndėrkohė qė ka njė krizė nė Ukrainė, nė Lindjen e Mesme, nė Irak”, thekson Montserrat Guibernau, profesoreshė nė Shkencat Politike nė ”Queen Mary University” nė Londėr.

“Njė gjė ėshtė e sigurt, njė shtet i ri i pavarur, do tė bėhet pėr shkak tė pavarėsisė sė tij, njė shtet i jashtėm me Bashkimin Evropian”, garantoi nė vitin 2013 presidenti i Kėshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i pyetur nė atė kohė mbi ēėshtjen e Katalonjės.

“Pra kėtij shteti tė ri do t’i duhet tė kėrkojė aderimin nė BE, sipas procedurave pėr tė hyrė qė ekzistojnė, gjė qė mund tė zgjasė deri nė vitin 2020. Nė tė gjitha rastet, kjo kėrkesė do t’i nėnshtrohet ratifikimit tė tė gjitha vendeve anėtare”, sipas ekspertėve.

Katalonjasit, qė manifestuan nė masė pėr pavarėsi javėn e kaluar nė Barcelonė, por gjithashtu edhe baskėt, e ndjekin me vėmendje referendumin, ndėrkohė qė Madridi refuzon tė marrė parasysh pavarėsinė e kėtyre rajoneve.

“Spanjollėt dhe me shumė mundėsi edhe francezėt gjithashtu, do tė bėjnė gjithēka qė munden pėr tė mbytur ekzistencėn e Skocisė brenda BE-sė me qėllim dekurajimin e Katalonjės”, vlerėsoi Calderon Martinez.

Madje edhe ministri gjerman i Punėve tė Jashtme, Frank Walter Steinmeier, deklaroi javėn e kaluar se “preferon tė imagjinojė qė Britania e Madhe mbetet e bashkuar”.

ee“Nuk mund tė imagjinoj njė skenar nė tė cilin Skocia tė jetė i vetmi vend evropian qė pėrjashtohet”, thekson McEwen. Skocezėt qė kėrkojnė pavarėsi shpresojnė tė marrin ndonjė modifikim tė traktateve, qė do t’i mundėsojė tė rrijnė nė BE edhe pas shpalljes zyrtare tė pavarėsisė, qė parashikohet nė vitin 2016.

Disa ekspertė citojnė shembullin e Gjermanisė Lindore pas bashkimit, duke gjykuar se pas bisedimesh fillimisht tė vėshtira, u arrit marrėveshja pėr njė aderim nė dy ose tre vite.

Pėr McEwen, Brukseli ka interes tė dalė kryelartė.

“Kjo mund tė shndėrrohet nė njė subjekt krenarie pėr BE-nė, pasi jo gjithmonė mosmarrėveshjet territoriale zgjidhen nė kėtė mėnyrė”, thekson McEwen”.

HermesNews - ©2014