Video

16/09/2014 15:31:24

Pėr vizitėn e Papa Franēeskut

Posta Shqiptare emeton pullėn postare me tematikė Papa Franēesku nė Shqipėri – 21 shtator 2014







TIRANE - Me rastin e vizitės sė Papa Franēeskut nė Shqipėri, Posta Shqiptare nė kuadrin e festimeve nė nder tė kėsaj ngjarje tė rėndėsishme emeton njė pullė postare tė posaēme, me sasi tė limituar, e cila do tė do tė dalė nė qarkullim mė datė 21 Shtator 2014.

Boceti i kėsaj pulle mbas pėrzgjedhjes nga Komisioni Shtetėror i pullės postare shqiptare, ėshtė miratuar dhe nga Selia e Shenjtė e Vatikanit nė Romė.

Emisoni i kėsaj pullė pėrbėhet nga 1 seri me 1 pamje, njė tabak tė pėrbėrė prej nėntė pullash si dhe nga Zarfi i Ditės sė Parė (FDC).

Dizajni i bocetit ėshtė realizuar nga autori Petraq Papa dhe ka njė vlerė prej 100 lekė. Tirazhi pėr filatelinė ėshtė 3800 seri, ndėrsa pėr shėrbimin postar ėshtė 5.000 copė si dhe 200 FDC. Posta Shqiptare ka eskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit tė pullės postare shqiptare.

Drejtori i Pėrgjithshėm i Postės Shqiptare, z. Majlind Lazimi deklaroi se Posta Shqiptare shpreh kėnaqėsinė e emetimit tė kėsaj pulle kaq tė rėndėsishme dhe shprehu gatishmėrinė qė nė tė ardhmen “nėpėrmjet pullės postare shqiptare tė pasqyrohen ngjarje tė tjera tė rėndėsishme historike, kulturore, sportive, etj, tė vendit tonė dhe ato ndėrkombėtare”.

Papa Franēesku ėshtė Papa i dytė qė do tė shkelė nė trojet shqiptare, pas Papa Gjon Palit II, mė 25 prill 1993, dhe ky ėshtė shtegtimi i parė qė Papa Franēesku bėn nė njė vend europian dhe ballkanik. Ndėrmjet sa e sa vendeve qė e kanė ftuar e vijojnė ta ftojnė, Papa Franēesku zgjodhi pikėrisht Shqipėrinė, sepse, siē e ka theksuar, ėshtė ndėr mė tė vuajturat, larė me gjak martirėsh, qė dhanė jetėn pėr fe, pėr liri, pėr demokraci dhe pėr bashkėjetesė shembullore nė paqe.

komunikatė pėr shtyp