Video

16/09/2014 14:36:38

Kievi garanton autonomi proruse

Kievi ratifikoi marrėveshjen e asocimit me Bashkimin Europian, tė kritikuar nga Moska






KIEV - Parlamenti ukrainas miratoi sot njė ligj qė garanton njė autonomi mė tė madhe tė rajoneve proruse nė lindje dhe parashikon organizimin e zgjedhjeve mė 7 dhjetor, ndėrkohė qė Kievi ratifikoi marrėveshjen e asocimit me Bashkimin Europian, tė kritikuar nga Moska. Nė terren, bombardimet e reja nė Donetsk, bastion kryengritės, kanė shkaktuar vdekjen e katėr personave, duke e dobėsuar edhe mė shumė armėpushimin e arritur mė 5 shtator mes Kievit dhe rebelėve prorusė pėr t’i dhėnė fund pesė muajve konflikt qė ka bėrė mė shumė se 2 700 tė vdekur. Ligji mbi njė status tė veēantė tė rajoneve tė Donetskut dhe Luganskut, qė nuk pranohet nga rebelėt qė kėrkojnė pavarėsinė e tyre, dhe organizimi i zgjedhjeve lokale figurojnė nė protokollin e armėpushimit tė 5 shtatorit tė nėnshkruar nė Minsk. Teksti u miratua nga 277 deputetė.

HermesNews - ©2014