Video

15/09/2014 16:26:54

Fullani nė arrest shtėpiak

Gjykata e Apelit vendosi masėn e sigurisė arrest nė shtėpi






TIRANĖ - Gjykata e Apelit vendosi masėn e sigurisė arrest nė shtėpi pėr ish-Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, Adrian Fullani. Apeli la nė fuqi sot masėn e sigurisė “Arrest me burg”, dhėnė nga Gjykata e Shkallės sė Parė nė kryeqytet, pėr kryeinspektoren e BSH-sė, Elivar Golemi. Trupi gjykues po shqyrton rivlerėsimin e masės sė sigurisė pėr Guvernatorin e Shqipėrisė, Ardian Fullani si dhe pėr 4 punonjės tė tjerė tė Bankės sė Shqipėrisė.

Nė seancėn pėr rivlerėsimin e masės sė sigurisė ndaj kryeinspektores Elivar Golemi, prokuroria kėrkoi qė tė mos merrej sot vendimi pasi janė shkelur afatet ligjore. Prokuroria kėrkoi tė qėndrojė nė fuqi masa e sigurisė “arrest me burg”, pasi kryeinspektorja nuk ka kryer auditimin konform ligjit.

Avokati i Golemit ka ankimuar arrestin me burg, lidhur me akuzėn pėr “shpėrdorim detyre”. “Akuza nuk qėndron, por edhe masa e sigurisė ėshtė nė shkeljen e procedurės, ndaj dhe kėrkojmė ndryshimin e masės sė sigurisė”, tha ai.

Sipas avokatit mbrojtės tė Golemit, “lirimi i shtetases nė hetim nuk cėnon provat, ndėrkohė qė Golemi ka depozituar nė Prokurori tė gjitha dokumentacionet e kėrkuara”.

Pasi u tėrhoq pėr tė marrė vendimin, trupa gjykuese vendosi tė lėrė nė fuqi masėn “Arrest me burg” pėr kryeinspektoren Elivar Golemi.

Gjithashtu, Gjykata e Apelit vendosi tė lėrė nė arrest shtėpie punonjėsin e BSH-sė, Ilir Dedja, i cili akuzohet pėr “Shpėrdorim detyre”. Prokuroria kishte kėrkuar ndryshimin e masės sė sigurisė nga “Arrest shtėpie” nė “Arrest me burg”, por kjo kėrkesė u hodh poshtė nga Apeli.

Ndėrsa pėr kryetarin e Auditit tė Brendshėm nė BSH, Bahri Allushi, Gjykata e Apelit ndėrroi masėn e sigurisė nga “Arrest me burg” nė “Arrest shtėpie”.

HermesNews - ©2014