Video

15/09/2014 13:52:40

Europa duhet tė veprojė kundėr Isis

Samiti nė Paris. Hollande, duhet tė luftojmė kundėr terrorizmit






PARIS - Pas deklaratės sė Obamas i cili i ka hapur luftė ekstremizmit nė Irak, Europa ėshtė gati tė ndjekė tė njėjtėn rrugė. "Nuk ka kohė pėr tė humbur pėrballė kėrcėnimit xhihadist tė ISIS-it, qė ka marrė nėn kontroll territore tė gjėra irakiane dhe siriane, duke shtuar terrorin", tha presidenti francez Francois Hollande.

"Shteti islamik nuk ėshtė shtet dhe nuk pėrfaqėson islamin, ėshtė njė lėvizje e rrezikshme ekstremiste", pėrforcoi ministri i jashtėm francez Laurent Fabius, nė fund tė samitit ndėrkombėtar pėr paqen dhe sigurinė nė Irak, qė po mbahet nė Paris.

Pėr tė ruajtur stabilitetin e Sirisė, Franca thotė se duhet mbėshtetur me ēdo kusht opozita siriane e cila sipas saj ėshtė nė gjėndje tė negociojė dhe tė ruajė njė stabilitet nė rajon. Ministri i mbrojtjes franceze Jean-Yves Le Drian i cili ndodhet pėr vizitė nė Arabinė Saudite deklaroi se Franca ka dėrguar nė Irak avionet e parė ushtarak nė ndihmė tė forcave irakene.

Ndėrsa Europa flet rreth pėrpjekjeve tė pėrbashkėta, Kėshilli i Sigurimit tė OKBsė dėnon aktit barbar tė vrasjes sė njė tjetėr pengu britanik David Haines nga Isis.

HermesNews - ©2014