Video

12/09/2014 15:57:45

Pas tre ditėsh transhi i tretė i kredisė sė FMNsė

Drafti i rishikimit tė buxhetit do tė kalojė nė Kuvend me procedurė tė pėrshpejtuar. Misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) i udhėhequr nga Nadeem Ilahi, ka pėrmbyllur nė fillim tė kėsaj jave vizitėn nė Tiranė






TIRANE - FMN vijon diskutimet pėr reformėn nė sektorin e energjisė, buxhetin dhe paketėn fiskale tė vitit 2015. Skeduli i programit tė disbursimit tė kredisė parashikon datėn 15 shtator si kohėn pėr disbursimin e transhit tė tretė tė huasė prej 23.55 milionė SDR, rreth 26 milion euro (dy tė tjerat janė marrė tashmė nga qeveria shqiptare). FMN duhet tė bėnte publik raportin pėr rishikimin e kritereve tė performancės deri nė fund tė qershorit, mbi bazėn e tė cilit, Fondi merr vendimin nėse do tė lėvrojė kėstin e radhės. Shtyrja e afatit tė negociatave shtyn automatikisht dhe disbursimin e transhit tė tretė tė kredisė. Por kreu i financave publike sqaroi se Bordi i FMN-sė mblidhet nė muajin tetor pėr tė vendosur pėr kestin e tretė tė kredisė. Lidhur me diskutimet me FMN-nė, sipas ministrit Shkelqim Cani, kemi rėnė dakord nė parim edhe pėr p/buxhetin e vitit 2015. “Me FMN-nė kemi rėnė dakord qė tė vijojmė kurbėn rėnėse tė borxhit publik duke nisur nga viti 2015″, deklaroi ministri Cani. Ai informoi gjithashtu se do tė rishikohet buxheti i kėtij viti.

HermesNews - ©2014