Video

12/09/2014 13:19:41

Rregulla kundėr Isis nė Gjermani

Ndalohet rekrutimi i luftėtarėve pėr xhihadin si dhe pėrdorimi nė publik i shenjave dhe simboleve tė Shtetit Islamik






BERLIN - Ministri gjerman i brendshėm, Thomas de Maiziere njoftoi sot ndalimin e aktiviteteve qė promovojnė organizatėn terroriste tė Shtetit Islamik, nė territorin gjerman. "Gjermania ėshtė njė demokraci e aftė pėr t’u vetėmbrojtur, nuk ka vend kėtu pėr njė organizatė terroriste (…) dhe pėr kėtė ndaloj menjėherė aktivitetet e (…) Shtetit Islamik nė Gjermani", njoftoi ministri nė njė konferencė shtypi. Gjithashtu ndalohet rekrutimi i luftėtarėve pėr xhihadin si dhe pėrdorimi nė publik i shenjave dhe simboleve tė Shtetit Islamik, si dhe tė gjitha aktivitetet e financimit pėr kėtė organizatė. "Kjo masė ėshtė njė hap i rėndėsishėm nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, njė hap i rėndėsishėm pėr lirinė dhe sigurinė nė Gjermani", tha Maiziere.

HermesNews - ©2014