11/09/2014 15:23:54
S'ka vend pėr panik
Niko Peleshi qetėson ujėrat dhe fton opozitėn nė Parlament
TIRANĖ - Banka e Shqipėrisė funksionon normalisht me drejtuesit e saj. Lajmi u dha sot nga Zv.kryeministri Niko Peleshi i cili qetėson ujėrat, ''nuk ka vend pėr panik''. Komisioni i ekonomisė shkarkoi sot guvernatorin Ardian Fullani, ndėrsa pak minuta me pas Peleshi doli nė njė konferencė pėr shtyp dhe u tha qytetarėve se proēesi ka hyrė nė rrjedhėn e vet normale. "Qeveria shqiptare, sikurse ėshtė deklaruar edhe nga kryeministri, ėshtė sė pari e interesuar qė ky tė jetė njė proces nga i cili BSH tė dalė mė solide, mė e fortė dhe mė transparente dhe tė mos jetė njė proces i kontestuar politikisht. Ne do tė jemi pjesė shumė aktive dhe do ti japim integritet me tė gjitha forcat kėtij procesi tė rėndėsishėm nė BSH", tha zv/kryeministri. Njė ditė mė parė kryeministri Rama la tė kuptojė se nė krye tė Bankės sė Shqipėrisė mund tė vijė njė personalitet nga eksperienca ndėrkombėtare.
HermesNews - ©2014