11/09/2014 14:36:45
Shkarkohet Fullani
Komisioni e ka gjetur nė pėrputhje me ligjin pėr Bankėn e Shqipėrisė propozimin e KMBSH
TIRANĖ - Komisioni parlamentar i ekonomisė dhe financave miratoi tė enjten propozimin e Kėshillit Mbikqyrės pėr shkarkimin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani. Kryetari i Komisionit tė Ekonomisė, Erjon Braēe, deklaroi pėr mediat pas pėrfundimit tė mbledhjes sė Komisionit se propozimi i KMBSH pėr shkarkimin e Fullanit ėshtė mbėshtetur nė nenin 47, pika 2, germa c, tė ligjit Pėr Bankėn e Shqipėrisė. Motivacioni, tha Braēe, ėshtė shkelje e etikės nė punė dhe cėnim i thellė i interesave tė Bankės sė Shqipėrisė . Komisioni e ka gjetur nė pėrputhje me ligjin pėr Bankėn e Shqipėrisė propozimin e KMBSH, deklaroi Braēe. Sipas tij, do tė vijojnė procedurat edhe pėr shkarkimin e Inspektores sė Pėrgjthshme tė Bankės sė Shqipėrisė, Elivar Golemi, e cila ėshtė e arrestuar qė prej datės 5 shtator. Relacionet dhe vendimet e Komisionit do ti paraqiten kryetarit tė Kuvendit pėr tu futur nė rendin e ditės sė seancės sė ardhshme plenare, deklaroi Braēe. Pas arrestimit tė Guvernatorit Ardian Fullani, detyrėn e tij, sipas ligjit, e mori zv/guvernatorja e parė, Elisabeta Gjoni, ndėrsa dy ditė mė parė Ardian Civici u dorėhoq nga posti i anėtarit tė Kėshillit Mbikeqyrės.
HermesNews - ©2014