Video

10/09/2014 17:06:15

Referendumi skocez lėviz stėrlinėn

Financial Times, miliona dalin nga Britania e Madhe






LONDĖR - Ka filluar largimi i kapitaleve financiare nga Skocia pėr shkak tė frikės se, nėse nė referendumin e 18 shtatorit skocezėt do tė vendosin shkėputjen nga Britania e Madhe, sipas tė gjitha gjasave do tė ketė destabilitet ekonomik, njoftoi sot gazeta e njohur e botės financiare ”Financial Times”. Sipas saj, shoqėri financiare dhe zotėrues asetesh kanė marrė nga klientėt e tyre kėrkesėn pėr tė nxjerrė jashtė Skocisė qindra milionė stėrlina. ”Tė gjithė po lėvizin”, thotė Chris Fisher, shef i ”Multrees Investor Services”, kompani financiare qė ka pėrjetuar njė ”eksod” tė tillė parash drejt tregjeve mė tė sigurta. ”Nėse e bėjnė klientėt e tu kėtė gjė do tė thotė se po e bėjnė edhe klientė tė tjerė”, thekson ai. ”Klientėt janė tė tmerruar nga njė skenar i panjohur”, thotė nga ana e saj konsulentja financiare e kėsaj kompanie, Claire Walsh. Shenja e fundit e lojės sė nervave nė kontratat pėr pronat tregtare skoceze: nė rast tė fitores sė pavarėsisė nga ana e skocezėve, blerėsi mund tė heqė dorė nga blerja apo ta rinegociojė atė.

HermesNews - ©2014