Video

10/09/2014 16:58:39

Prokurorėt nė qelinė e Fullanit

Fullani pyetet pėr 60 minuta nė dhomėn 313






TIRANĖ -.Prokuroria e Tiranės ka marrė sot nė pyetje, ish-Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, i arrestuar ditėn e premte nė mbrėmje nga uniformat blu. Burime pranė Prokurorisė sė Kryeqytetit bėjnė tė ditur se nė ndryshim nga rastet e tjera, Fullani ėshtė marrė ne pyetje nė qelinė e tij pranė burgut 313, ku prokurori i ēėshtjes, Ramadan Troci, dhe dy oficerė tė policisė gjyqėsore, Elidon Hysenaj dhe Lazar Ēuni. janė paraqitur pėr tė marrė dėshminė e ish-Guvernatorit. Po ashtu, tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se prokurori i ēėshtjes, Troēi, ka biseduar me Fullanin pėr rreth 60 minuta dhe kjo ėshtė hera e parė qė ai pyetet nga prokurori qė pas arrestimit tė tij. Kujtojmė njė ditė mė parė nė pyetje u mor edhe Guvernatorja nė detyrė, Elisabeta Gjoni nė Prokurorinė e Tiranės, ndėrsa po dje, anėtari i Kėshillit Mbikeqyrės, Ardian Civici, dha dorėheqjen nga pozicioni qė mbulonte. Grupi hetimor ngritur nga task-forcė e Prokurorisė sė Tiranės pritet qė tė rimarrė nė pyetje 14 personat qė tashmė ndodhen nė qelitė e paraburgimit.

HermesNews - ©2014