Video

05/09/2014 17:30:17

PD kėrkon skenėn

Bregu, Kėshilli Kombėtar i Integrimit i takon opozitės






TIRANE - Kryetarja e Komisionit tė Integrimit, Majlinda Bregu, ka dalė sot nė njė prononcim pėr medit pėr tė bėrė prezente pėrgjigjen kthyer qeverisė, e cila ka dėrguar pėr mendim propozimin pėr ngritjen e Kėshillit Kombėtar tė Integrimit nė Komisionin e Integrimit nė Parlament.

Bregu argumenton se “i vetmi standard i aplikuar sot nė Evropė apo nė vende tė cilat kanė qenė apo kanė kaluar nė kėtė proēes, sikurse Estonia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, nė kėtė faze, ngritja e Kėshillit Kombėtar tė Integrimit ėshtė njė strukturė parlamentare. Pra, ėshtė njė organizėm i cili i lihet Parlamentit pėr tė ekzekutuar rolin e tij kontrollues ndaj qeverisė. I kam kthyer pėrgjigje ministres sė Integrimit per letrėn e saj dėrguar Komisionit tė Integrimit, duke i kėrkuar qetėsisht e mirėsisht qė tė mos zbatojnė asnjė standard tjetėr pėrveē standardit evropian, ndryshe tė mos bėjnė asnjė shpikje, tė mos shpikin modele tė paqena, eksperienca tė patestuara dhe pėr mė tepėr qysh nė fillimin e tyre dhe nė konceptim, kanė sigurimin e dėshtimit tė plotė”.

Bregu theksoi se “qeveria ka formate dhe organizma tė cilat kontrollojnė reformat nė proēesin e integrimit dhe drejtohen nga kryeministri i vendit. Kėtė rradhė i takon Parlamentit, si njė detyrim dhe konkluzion i dialogut tė nivelit tė lartė pėr Evropėn, tė ngrejė njė strukturė e cila do tė jetė bazė pėr tė monitoruar qeverinė nė fazat e ardhshme tė procesit tė integrimit. Kjo do tė thotė qė i vetmi standard i zbatuar, e pėrsėris nė Estoni, nė Slloveni, nė Kroaci, nė Mal tė Zi, nė Maqedoni, eshte se ky proces ėshtė drejtuar nga Parlamenti, nda i kėrkojmė qeverisė tė zbatohet edhe nė kėtė rast nė Shqipėri. Kjo do tė thotė qė Kėshilli Kombėtar i Integrimit ka pėr kryetar pėrfaqėsuesin e opozitės, nėnkryetar nga mazhoranca dhe anėtar me numėr tė barabartė votash, duke qenė njė Kėshill Konsultativ, nga forcat politike nė Parlament, pėrfshirė shoqėrinė civile dhe pėrfaqėsues nga zyra e Presidentit, pėrfaqėsues nga qeveria dhe nga institucionet e pavarura”.





HermesNews - ©2014