Video

05/09/2014 16:38:19

Bashkėpunim kundėr terrorizmit

Dy ministrat nėnshkruan sot Protokollin e Bashkėpunimit ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė







TIRANE - Ministri i Punėve tė Brendshme Saimir Tahiri priti Ministren e Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Maqedonisė Gordana Jankulovska. Pas nėnshkrimit tė Protokollit ndėrmjet dy vendeve pėr bashkėpunimin policor nė sezonet e verės pėr tė ushtruar kontrolle tė pėrbashkėta, 2 ministrat theksuan domosdoshmėrinė e thellimit tė bashkėpunimit nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, por edhe terrorizmit fetar e etnik.

"Duke ndarė bindjen e pėrbashkėt se krimi nuk njeh kufi, ne ndamė edhe vlerėsimin e pėrbashkėt pėr tė intensifikuar bashkėpunimin ndėrmjet dy vendeve dhe ndėrmjet dy institucioneve, duke pėrcaktuar gjithashtu, qė njė grup i pėrbashkėt pune, me teknicienė, ndėrmjet dy policive, do tė marrė shqyrtimin dhe identifikimin e ēėshtjeve prioritare dhe adresimin e zgjidhjeve pėr tė bashkėpunuar nė mėnyrė intensive nė kuadėr tė luftės sė pėrbashkėt", tha Tahiri nė njė konferencė pėr shtyp.

Dy ministrat nėnshkruan sot Protokollin e Bashkėpunimit ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė. Protokolli pėrfshin bashkėpunimin policor nė periudhėn e sezonit turistik, duke bėrė tė mundur qė punonjės tė policisė sė Maqedonisė tė krijojnė patrulla tė pėrbashkėta me punonjėsit e policisė shqiptare nė akset rrugore.

Do tė ngrihen grupe operative bashkėpunimi ndėrmjet dy ministrive, nė nivel rajonal, ku do tė ketė shkėmbim informacioni, si dhe do tė mundėsojnė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe pėr t’u pėrballur mė konkretisht me kėto sfida.

Po ashtu, para pak kohėsh, nė Republikėn e Maqedonisė janė bėrė ndryshime nė Kodin Penal pėr tė gjithė ata qė marrin pjesė nė grupe paraushtarake, si dhe pjesėmarrėsit nė grupe terroriste dhe mendoj se nė kėtė aspekt, me kėtė Kod Penal, do tė parandalohen tė gjitha kėto raste tė kėsaj natyre.

HermesNews - ©2014