Video

05/09/2014 16:04:15

''Punė tė mbarė'' nė Patos

Veliaj: ''Fondi i Punėsimit ndihmoi 91 zonja me ndihmė ekonomike''






TIRANE - Ministri i Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, Erion Veliaj, ishte sot nė Patos ku vizitoi kompaninė e fasonit “Picari”, e cila ka pėrfituar nga Fondi i Nxitjes sė Punėsimit duke punėsuar 91 gra dhe vajza. Z. Veliaj tha se pavarėsisht bindjeve politike, interesi mė i madh publik dhe politik sot ėshtė punėsimi i sa mė shumė qytetarėve.

Sipas tij, Fondi i Nxitjes sė Punėsimit ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ndihmuar njerėz me ndihmė ekonomike qė tė punėsohen. “Pėrtej cinikėve qė thonė se nuk do tė punojmė tė gjithė nė fason, por as drejtorė s’mund tė bėhemi tė gjithė sepse Shqipėria ka nevojė tė prodhojė. Pėr ata qė nuk kanė njė arsim tė lartė apo jetojnė me ndihmė ekonomike, puna nė fason ėshtė njė punė e mirė”, theksoi ministri Veliaj, pasi vizitoi ambientet e kompanisė “Picari”.

























Nė rrethin e Fierit janė 255 zonja qė kanė pėrfituar nga Fondi i Nxitjes sė Punėsimit, ndėrkaq shumė shpejt do tė organizohet edhe njė raund i dytė pėr ato kompani qė duan tė bėhen pjesė e njė prej gjashtė programeve pėrfituese. “Paratė e ndihmės ekonomike mė mirė t’i pėrdorim pėr tė paguar sigurimet shoqėrore dhe disa paga minimale duke i drejtuar njerėzit nė punėsim, sesa t’u japim lėmoshė dhe tė inkurajojmė njerėz qė jetojnė prej 23 vitesh me ndihmė ekonomike, pa i kthyer kurrė sytė nga puna”, nėnvizoi z. Veliaj.

Nė rrethin e Fierit janė miratuar gjithsej 9 programe tė nxitjes sė punėsimit, me njė fond prej 17 milion lekėsh. Subjektet pėrfituese i pėrkasin kryesisht fushės sė konfeksioneve, ndėrtimit, etj.

komunikatė pėr shtyp