03/09/2014 18:25:10
MBAJTĖM FJALĖN !
Ulet mosha e daljes nė pension pėr minatorėt. Kompensim pėr tė ardhurat minimale dhe nga rritja e ēmimit tė energjisė elektrike

TIRANE - Qeveria shqiptare ka mbajtur njė nga premtimet e fushatės zgjedhore 2013 duke miratuar sot projektligjin e hartuar nga Ministria e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė pėr uljen e moshės sė minatorėve. Projektligji Pėr pensionet e punonjėsve qė kanė punuar nė miniera nė nėntokė, i cili tashmė i kalon Kuvendit pėr miratim nė komisionet parlamentare, parashikon uljen e moshės sė daljes nė pension nė 55 vjeē, nga 60 qė ėshtė aktualisht, pėr minatorėt e nėntokės.
Ulja e moshės sė daljes nė pension pėrmbush kėshtu, kėrkesėn e sindikatave tė minatorėve, si nevojė qė lidhet me kushtet e vėshtira tė punės nė kėtė sektor.
Pas miratimit tė projektligjit nė mbledhjen e sotme tė Kėshillit tė Ministrave, Ministri i Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, z. Erion Veliaj, u shpreh se: Me uljen e moshės sė daljes nė pension tė minatorėve, mbajtėm premtimin e dhėnė qė nė vitin e parė tė qeverisjes tonė".
Referuar kushteve pėr pension, sipas kėtij projektligji, dhe bazuar nė numrin aktual tė tė punėsuarve nė miniera nė nėntokė, parashikohet qė pėr katėr vite numri i personave qė pėrfitojnė nga ulja e moshės tė arrijė nė 3.840 vetė.
Personat qė do tė trajtohen sipas kėtij projektligji, pėrveē pensionit tė parashikuar, do tė pėrfitojnė edhe kompensimin pėr tė ardhurat minimale, si dhe kompensimet qė rrjedhin nga rritja e ēmimit tė energjisė elektrike etj, ashtu si edhe personat e tjerė qė pėrfitojnė pension pleqėrie.
Nė total, efekti financiar vjetor pėr 3.840 pėrfitues, arrin nė 793 milion lekė.
HermesNews - ©2014