03/09/2014 16:20:03
416 denoncime pėr ndėrtime pa leje
Pėr 33 shtetas, tė cilėt kanė ndėrtuar objekte pa leje nė tokė publike, tokė shtetėrore apo tokė tė tjetrit, ėshtė marrė masa e arrestit nė flagrancė
TIRANE - Strukturat e Policisė sė Shtetit nė kuadėr tė masave tė ndėrmarra kundėr krimit mjedisor dhe nė mėnyrė tė veēantė ndėrtimeve pa leje kanė evidentuar nė tė gjithė vendin 412 raste tė ndėrtimeve abuzive, pėr tė cilat janė proceduar penalisht 416 shtetas, autorė tė kėtyre ndėrtimeve tė paligjshme.
Nė njė njoftim pėr shtyp tė Policisė sė Shtetit sot theksohet se pėr 33 shtetas, tė cilėt kanė ndėrtuar objekte pa leje nė tokė publike, tokė shtetėrore apo tokė tė tjetrit, ėshtė marrė masa e arrestit nė flagrancė. Ndėrkohė 370 shtetas tė tjerė, autorė tė ndėrtimeve tė paligjshme, janė proceduar e ndiqen nė gjendje tė lirė, ndėrsa 13 shtetas janė shpallur nė kėrkim.
Sipas policisė, gjatė ditės sė djeshme, nga strukturat e policisė janė proceduar penalisht 23 persona, tė cilėt nga verifikimet e kryera, janė konstatuar se kanė ndėrtuar objekte nė mėnyrė tė paligjshme, nė njė rast ėshtė marrė masa e arrestit nė flagrancė.
Nė ēdo rast tė konstatuar nga strukturat e Policisė sė Shtetit janė kryer veprimet procedurale pėrkatėse, duke bėrė dhe pezullimin e punimeve nė objektin e ndėrtuar nė mėnyrė abuzive.
Policia thekson se zbatimi i masave tė posaēme do tė vijojė me vendosmėri nga strukturat e Policisė sė Shtetit nė tė gjithė vendin, pėrmes kontrollit tė territorit, grumbullimit tė informacioneve, si dhe bashkėpunimit tė ngushtė me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe nė mėnyrė tė veēantė ndėrtimeve abuzive, si dhe pėrballjen me forcėn e ligjit tė tė gjithė atyre personave qė ushtrojnė njė veprimtari tė tillė kriminale.
HermesNews - ©2014