Video

01/09/2014 12:09:25

Bėrthamore: Irani fillon negociatat

Irani dhe vendet e grupit 5+1 (SHBA, Francė, Britani e Madhe, Rusi, Kinė dhe Gjermani) do tė rifillojnė negociatat nė mes tė muajit shtator nė kuadėr tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara






TEHERAN - Ministri iranian i punėve tė jashtme, Mohammad Javad Zarif takohet sot nė Bruksel me Shefen e diplomacisė sė Bashkimit Europian, Catherine Ashton. Zarif do tė zhvillojė njė drekė pune me Ashton. Ai ėshtė shoqėruar nga dy zėvendėsministra, Abbas Araghchi dhe Majid Takht-Ravanchi, negociatorėt kryesorė nė diskutimet bėrthamore me fuqitė e mėdha. Ministri iranian do tė zhvillojė gjithashtu bisedime me zyrtarėt belgė para se tė vijojė vizitėn nė Luksemburg. Nesėr, do tė vazhdojė nė Itali pėr t’u takuar me homologen italiane, Federica Mogherini, emėruar tė shtunėn si shefe e diplomacisė evropiane.

HermesNews - ©2014