Video

01/09/2014 11:54:41

Akuza dhe kundėrakuza ndėrmjet tyre

Putin akuzon BEnė se po mbyll sytė. Mogherini, ''ėshtė nė interes tė Ukrainės, Europės dhe Rusisė qė kriza tė ketė njė zgjidhje politike dhe jo njė zgjidhje ushtarake''






MOSKĖ - Presidenti rus, Vladimir Putin akuzon drejtuesit europianė per neglizhencė se po mbyllin sytė ndaj veprimeve ushtarake tė forcave ukrainase qė kanė prekur zonat civile. "Forcat ukrainase kanė prekur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė lagjet e banuara", deklaroi presidenti rus nė propozimet e publikuara nė televizion. "Nė Europė, preferojnė tė mos prononcohen", tha ai duke akuzuar Kievin se po refuzon njė dialog politik me lindjen e ish-Republikės sovjetike. Pyetur pėr situatėn nė Ukrainė, ministrja italiane dhe pėrfaqėsuesja e politikės sė jashme nė BE, Federica Mogherini tha se, Putin nuk ka respektuar kurrė angazhimet e ndėrmarra nė raste tė ndryshme dhe qė Kremlini reagon kundėr interesave tė popullit tė tij. "Ėshtė nė interes tė Ukrainės, Europės dhe Rusisė qė kriza tė ketė njė zgjidhje politike dhe jo njė zgjidhje ushtarake, qė thjesht nuk ekziston", shtoi ajo.

HermesNews - ©2014