Video

29/08/2014 08:41:07

Barroso, mund t'ju japim fonde dhe hua nga mjetet financiare

Presidenti i KEsė tha se janė parashikuar €12 miliardė deri nė vitin 2020. ''Duhet tė ketė edhe hua nga Banka Europiane e Investimeve qė ėshtė aktive nė rajon, gjithashtu edhe BERZH-i qė ėshtė aktiv dhe institucione tė tjera financiare ndėrkombėtare''






BERLIN - Mėnyra pėr tė ruajtur stabilitetin e Bashkimit Europian ėshtė anėtarėsimi i vendeve ballkanike. "Duam t’i shohim vendet e Ballkanit Perėndimor sė fundmi, tė jenė anėtarė tė Bashkimit Europian", tha Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

"Komisioni i mbėshtet vendet e Ballkanit Perėndimor nė udhėn e tyre drejt Bashkimit Europian. Forcimi i sundimit tė ligjit, shteti i sė drejtės, pėrmirėsimi i situatės ekonomike janė thelbėsore nė kėtė kėndvėshtrim," vijon. .

Me rėndėsi pėr kėtė ėshtė tejkalimi i pengesave ekzistuese nė rajon, si rrjedhojė e njė bashkėpunimi tė munguar rajonal, deri tani. "Ka shumė hallka qė mungojnė pėrsa i pėrket rrugėve, rrjeteve hekurudhore apo rrjeteve energjetike. Ka rėndėsi thelbėsore, pėr rrjedhojė, qė vendet e Ballkanit Perėndimor, me mbėshtetje tė fortė ndėrkombėtare europiane tė kenė njė bashkėrendim tė fortė mes tyre dhe me Bashkimin Europian, pėr tė shpejtuar investimet".

Instrumentet e paraanėtarėsimti janė njė mjet efikas pėr marrjen e fondeve tė kėtyre projekteve.

Nuk do tė ketė vetėm grante, duhet tė ketė edhe hua nga Banka Europiane e Investimeve qė ėshtė aktive nė rajon, gjithashtu edhe BERZH-i qė ėshtė aktiv dhe institucione tė tjera financiare ndėrkombėtare.

Barroso tha se pėrtej infrastrukturės, duhet tė vihen nė kontakt me njeri - tjetrin dhe njerėzit apo tė rinjtė, apo trajnimi i njerėzve qė nga gjyqtarėt, prokurorėt, oficerėt e policisė.

Bashkimi Europian do tė luajė rolin e vet udhėheqės nėpėrmjet ndihmės sė vet dhe tė mbėshtetjes nėpėrmjet instrumentit tė paraanėtarėsimit, me njė shumė prej 12 miliardė euro, parashikuar pėr periudhėn 2014-2020.

20% e kėtij financimi do tė shėnjestrojė projekte rajonale, "ne i kemi mbajtur angazhimet tona financiare nė nivele tė larta, edhe nė kohė tė njė krize financiare nė Europė, ėshtė njė dėshmi e mirė e pėrkushtimit tė Bashkimit Europain dhe shteteve anėtare, pėr kėtė rajon", pėrfundon Presidenti i KEsė, i pranishėm nė samitin e ballkanit nė Berlin.

HermesNews - ©2014