Video

27/08/2014 17:13:55

Trupat paqeuajtese kthehen nė shtėpi

Rajoni i veprimeve tė “Eagle-8″ ėshtė vlerėsuar si kėshtjella e aktiviteteve terroriste nė jug tė Afganistanit, ku forcat talebane kanė qenė gjithmonė prezente dhe shumė aktive






TIRANĖ - Trupat e Kontigjentit Paqeruajtės “Eagle-8″, qė shėrbyen me mision nė Afganistan janė kthyer nė Atdhe. Me kėtė rast, nė mjediset e Batalionit tė Forcave Speciale nė Zall-Herr u zhvillua sot ceremonia e pritjes, ku ishin tė pranishėm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė, gjen/major Jeronim Bazo, ambasadori amerikan, Aleksandėr Arvizu, etj. Nė fjalėn e saj pėrshėndetėse ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se misioni i tetė luftarak i paqeruajtėsve shqiptarė pėrmbyll me sukses angazhimin tonė me forca luftimi nė misionin ISAF. “Rajoni i veprimeve tė “Eagle-8″ ėshtė vlerėsuar si kėshtjella e aktiviteteve terroriste nė jug tė Afganistanit, ku forcat talebane kanė qenė gjithmonė prezente dhe shumė aktive”, tha ministrja. Duke vėnė nė dukje kontributin e trupave shqiptare nė misionin luftarak “Eagle-1″ nga viti 2010, Kodheli falėnderoi SHBA-nė pėr mbėshtetjen e kėtij misioni”.

HermesNews - ©2014