Video

26/08/2014 16:21:27

FILLON AKSIONI POLICOR PĖR NDĖRTIMET PA LEJE

Tahiri, i bėj thirrje qyetarėve tė bashkėpunojnė me policinė






TIRANE - Konferenca pėr media e Ministrit tė Punėve tė Brendshme Saimir Tahiri, me fokus masat qė do tė merren pėr parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal, nė fushėn e ndėrtimeve pa leje:

Jam kėtu sot pėr t’i bėrė apel ēdo individi qė pėrfshihet nė veprimtari ndėrtimore dhe pėr t’i bėrė apel ēdo kompanie qė ofron shėrbime tė ēfarėdollojshme pėr veprimtari ndėrtimi, qė tė verifikojnė paraprakisht ligjshmėrinė e aktivitetit ku janė pėrfshirė dhe ku pėrfshihen.

Policia e Shtetit ka marrė urdhėr qė nė bazė tė Ligjit pėr Policinė e Shtetit dhe nė ushtrim tė pėrgjegjėsisė sė saj nė kontroll tė tė gjithė territorit, tė procedojė ēdo krim mjedisor dhe ēdo person tė pėrfshirė nė kėtė veprimtari kriminale.

Nė kuptim tė ligjit, tė ndėrtosh pa leje ėshtė krim. Tė pėrfshihesh nė ndėrtim pa leje ėshtė pjesėmarrje nė krim. Tė lejosh tė ndėrtohet pa leje, ėshtė po kėshtu krim.

Ēdo punėtor, mbikėqyrės kantieri, pėrgjegjės transporti i ēfarėdolloj lėnde ndėrtimore, pėrfshirė edhe ēdo mjet qė transporton lėndė ndėrtimore pėr llogari tė kėsaj veprimtarie kriminale, do tė ndalohet, do tė shoqėrohet nė polici, do tė procedohet penalisht dhe do tė dėrgohet para drejtėsisė pėr pjesėmarrje nė kėtė veprimtari kriminale.

Nė pėrmbushje tė detyrave tė saj, Policia e Shtetit do kėrkojė nė mėnyrė tė menjėhershme tė administrojė tė gjitha lejet ndėrtimore tė dhėna nga autoritetet vendore si dhe tė gjitha praktikat pėr legalizim.

Ēdo ndėrtim do i nėnshtrohet kontrollit tė rreptė tė Policisė sė Shtetit dhe ēdo veprimtari e paligjshme do procedohet penalisht, pėrfshirė kėtu dhe hetimin pasuror tė porositėsit tė ndėrtimit pa leje, tė ndėrtuesit dhe tė kujtdo tjetėr qė e ka lejuar ndėrtimin pa leje.

Ministria e Punėve tė Brendshme i bėn apel ēdo qytetari dhe komuniteti vendor qė tė bashkėpunojė me Policinė e Shtetit pėr ndalimin dhe goditjen e ēdo krimi mjedisor mbi territorin e vendit.

Unė u bėj thirrje qytetarėve tė bashkėpunojnė me policinė duke denoncuar nė numrin 129 ēdo veprimtari kriminale tė ndėrtimit pa leje, prerje pemėsh apo sipėrfaqesh pyjore, shfrytėzim dhe dėmtim tė shtretėrve tė lumenjve, tė tokės bujqėsore, dhe tė plazheve;

Ēdo veprimtari kriminale tė tregtisė sė lėndėve tė para pėr ndėrtime pa leje apo vepra tė tjera qė lidhen me krimet kundėr mjedisit. Ne jemi tė gjithė tė vetėdijshėm se Shqipėria duhet ta mbyllė njeherė e mirė historinė e gjatė tė shkatėrrimit dhe ne do ta bėjmė realitet kėtė nevojė historike sė bashku me qytetarėt.

Dhe gjithashtu, u bėj qytetarėve thirrje tė denoncojnė ēdo mosveprim tė strukturave tė Policisė sė Shtetit duke lejuar veprimtari tė paligjshme me ndėrtimet pa leje apo krimin mjedisor.

Ēdo punonjės policie qė nuk do tė pėrmbushė detyrėn, do tė mbajė pėrgjegjėsi duke filluar me procedim disiplinor deri nė largimin nga detyra.
Qeveria Shqiptare ėshtė e vendosur qė tė fitojė betejėn me krimin mjedisor. Ne jemi shumė tė vendosur qė tė fitojmė betejėn me ndėrtimin pa leje.

Siē jemi shumė tė vendosur qė tė fitojmė betejėn me dhunuesit e mjedisit qė kėrcėnojnė seriozisht tė ardhmen e vendit tonė. Tashmė qė kemi shembur rreth 1000 ndėrtime pa leje pėrmes Inspektoriatit Kombėtar Urbanistik, ėshtė shumė e qartė pėr tė gjithė ne, se ėshtė koha pėr luftė frontale me kėtė fenomen kriminal qė e ka bėrė Shqiperinė njė vend unikal nė Europė nė kėto njėzetė vjet.

Pyetje: Sa i takon ēėshtjes sė INUK, qė do tė kalojė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, ēfarė parashikohet konkterisht, do tė ketė atribute tė Policisė Gjyqėsore? A do tė ristrukturohet dhe nė varėsi tė kujt do tė jetė, tė Ministrisė apo Policisė sė Shtetit?

Ministri Tahiri: Sė pari mė lejoni tė vlerėsoj punėn e deritanishme tė INUK, me paligjshmėrinė masive tė ndėrtimeve pa leje. Gjatė kėsaj kohe janė prishur mė shumė se 1000 ndėrtime pa leje, qė ėshtė sigurisht shifėr impresionuese, por qė na bėn tė gjithėve tė vetėdijshėm pėr pėrmasėn reale tė problemit dhe pėr vullnetin dhe forcėn qė duhet pėr tė luftuar masivisht, nė mėnryė tė menjėhershme, veprimtarinė e paligjshme tė ndėrtimeve pa leje dhe ēdo krim mjedisor.

Dua t’ju bėj me dije qė nuk bėhet fjalė pėr kalim mekanik tė pėrgjegjėsisė sė INUK nga njė Ministri nė njė Ministri tjetėr, por bėhet fjalė pėr njė reformė tė plotė tė ushtrimit tė pėrgjegjėsive, nėn autoritetin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, sė bashku me Policinė e Shtetit, pėr tė luftuar ēdo veprimtari kriminale me ndėrtimin pa leje.

Ndryshon rrėnjėsisht mėnyra e funksionimit, bashkėpunimi institucional dhe mėnyra e procedimit me ēdo krim mjedisor dhe ndėrtim pa leje. Pra ėshtė njė ndryshim radikal nė qasje, nė funksionim tė institucionit nė bashkėpunim ndėrmjet instancave dhe autoriteteve nė qendėr dhe autoriteteve vendore, dhe gjithashtu nė vullnetin pėr tė trajtuar ēdo ndėrtim pa leje dhe krim mjedisor si veprimtari kriminale, tė denjė pėr t’u proceduar penalisht dhe pėr t’u dėrguar para drejtėsisė, njėlloj si veprat e tjera penale.

komunikatė pėr shtyp