Video

26/08/2014 12:27:56

Operacioni antidrogė nė Dugagjin. Arrestohet funksionari vendor

Blutė kanė vėnė nė pranga tė riun qė gjuajti helikopetrin e policisė dhe njė funksionar vendor nė veri tė vendit. Dyshime pėr pėrfshirje nė trafik







SHKODER - Gjatė operacionit nė komunėn e Dukagjinit pėr asgjėsimin e bimėve narkotike, policia arrestoi sot njėrin prej autorėve tė dyshuar tė sulmit me armė ndaj helikopterit tė policisė dhe ndaloi njė funksionar vendor.

Bėhet fjalė pėr 19 vjeēarin Pal Dushku, banues nė Fshatin Plan. I riu ėshtė pėrplasur me shėrbimet e policisė kur kėta tė fundit po shkulnin rrėnjėt e kanabisit. Dushku dyshohet si njė nga autorėt qė kanė qėlluar me armė dhe helikopterin e policisė.

Gjatė operacionit ėshtė ndaluar dhe kryeplaku i fshatit Pult, 52 vjeēari Gjon Bungu pasi, nga tabultatet e telefonave rrezulton se nuk ka njoftuar policinė pėr bimet e mbjella nė kohėn kur ishte nė dijeni tė kėsaj.

"Operacioni i Policisė sė Shtetit do tė vijojė deri nė asgjėsimin e plotė tė sipėrfaqeve tė konstatuara tė kultivuara me bimė narkotike", shkruan policia e shtetit nė komunikatė pėr shtyp.

HermesNews - ©2014