Video

25/08/2014 11:12:29

FILLOJNĖ HETIMET PĖR ZJARRIN NĖ PALLAT

Njėmbėdhjetė veta janė asfiksuar pas flakėve tė zjarrit qė ra mbrėmė nė njė pallat nė qėndėr tė tiranės, mes tė sėmurėve njė zjarrėfikės. Nxirret jashtė familja nė katin e gjashtė dhe njė person i bllokuar nė ashensor






TIRANĖ - Njėmbėdhjetė persona janė asfksuar, mes tyre dy zjarrėfikėsa, njė fėmijė dhe njė grua shtatzėnė, pas zjarrit qė ra mbrėmė nė njė pallat shtatė katėsh nė Tirane.

Gjithēka filloi pasi njė makinė ishte kapur zjarr nė bodrumin e pallatit dhe tymi u ngjit nėpėrmjet tubave tė aspiratorit nė katet e mėsipėrme.

Zjarrfikėsit pėrdorėn shkallė pėr t’u ngjitur deri nė katin e shtatė tė pallatit dhe pėr t'u ardhur nė ndihmė banorėve.

Njė person i bllokuar nė ashensor u shpėtuar nga zjarrėfikesit dhe u dėrgua me autoambulancė drejt spitalit.

Mė e vėshtirė situata ishte nė katin e gjashtė tė pallatit, sepse sistemi elektrik nuk ishte fikur ende. Zjarrfikėsat nxorėn familjen qė ishte brenda, nėpėrmjet shkallėve tė jashtme tė pallatit.

Pas disa orėsh mbrėmė, u lokalizuan flakėt nė bodrumin ku digjej automjeti.

Rreth orės 21:10 minuta situata u rivu nėn kontroll. Hetimet kanė filluar. //HermesNews - ©2014//

Doriana Metollari