Video

23/08/2014 19:04:41

Didi nė Shkodėr. Do t'u kundėrpėrgjigjemi armėve

''Policia do tė kundėrpėrgigjet nėse do tė ketė tė shtėna me armė nė drejtim tė saj''







SHKODER - Rreth 46 mijė rrėnjė bimė narkotike janė asgjėsuar deri tani nė kuadėr tė operacionit antidrogė qė po ndėrmarrin strukturat e Policisė sė Shtetit nė komunat e zonės sė Dukagjinit, pėrkatėsisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal.

Nė njė prononcim pėr mediat nga Shkodra, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Artan Didi, evidentoi ecurinė e deritanishme tė operacionit, si dhe theksoi vendosmėrinė pėr vazhdimėsinė e tij deri nė asgjėsimin e ēdo sipėrfaqe tė kultivuar me bimė narkotike.

“Kemi realizuar pjesėn mė tė madhe tė asgjėsimit tė bimėve narkotike nė ato zona qė i kemi pasur prioritare, pasi kanė qenė zonat me mė tepėr kultivim. Nė ditėt nė vazhdim do tė vazhdojmė nė komuna tė tjera tė zonės sė Dukagjinit dhe do tė qėndrojmė atje deri nė rrėnjėn e fundit”, tha Didi.

Sipas tij, nuk ka ende persona tė arrestuar, por ka persona tė dyshuar ndaj tė cilėve ka filluar procedimi policor dhe nė bashkėpunim me Prokurorinė do tė fillojė dhe procedimi penal.

Ndėrkohė Didi u shpreh se “policia do tė kundėrpėrgigjet nėse do tė ketė tė shtėna me armė nė drejtim tė saj”. Nė terren gjatė ditės sė sotme, janė angazhuar rreth 200 forca policore tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, Drejtorisė sė Policisė Qarkut Shkodėr, tė Komisariatit Special RENEA, Ndėrhyrjes sė Shpejtė dhe shėrbime tė tjera tė specializuara, si oficerė tė policisė gjyqėsore dhe ekspertė kriminalistė.

Veprimet e strukturave policore drejtohen dhe koordinohen nga drejtues tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit.

HermesNews - ©2014