Video

20/08/2014 22:10:16

Viktimat nuk janė fajtore. Gega: ''Bėra gjėnė e duhur pėr tė gjithė''

Intervistė eksluzive me Elvira Gegan. Ditėt e njė skandali. Kush qe prokurori qė takoi Agron Cane para se tė publikohej videoja ? Tahiri: ''Ēfarė ka bėrė policia pėr ty?'' Gazetarėt kanė ēuar prova tė tjera nė Prokurori. Gega, nuk do tė lejoj qė dikush tė komentojė time bijė






HermesNews - Zonjė, faleminderit qė pranove tė flasim bashkė. Si jeni ?

Eh si jam, mundohem tė vazhdoj rrjedhėn e jetės, por jam akoma me frikė. Tani ajo frika do jetė, por un do mundohem tė rifilloj jetėn normale.

Zonjė, ju i keni dorėzuar nė Prokurori tė gjitha provat qė keni patur deri tani ?

Tė gjitha pėrgjimet qė kanė dalė nga ana ime, janė dorėzuar nė Prokurori. Videon e ka ofruar gazetari qė mė ka dhėnė kamerėn. Unė kam bėrė deponimin e plotė tė deklaratės mbi atė qė ka ndodhur.

...dmth ka patur prova, apo video tė tjera ? Prova tė kujt ?

Prova tė tjera nga gazetarėt, (sipas tė cilėve) ai njeri ka kėrkuar tė dilte hapur nėpėr kafe sepse donte videon t'i kthehej prapa.

Ai ka kėrkuar qė videoja t'i kthehej atij ? Ka kontaktuar dhe me gazetarėt pėr kėtė ?

Unė kam qenė nė shtėpinė time atė ditė. Mė datė 15 Gusht; mė ka marrė nė telefon personi gjatė kohės qė kam qenė nė punė: punoj nė njė familje ku pastroj deri nė fund tė Gushtit. Ai (Cane) mė ka marrė nė telefon e mė ka thėnė paraqitu nė zyrė. Deri dje unė e kisha kėrkuar e ai nuk mė kishte pranuar haptazi, ēfarė mė donte sot, e pyeta. Ai tha se ishte njė problem qė kishte dalė. I them pėr mirė apo pėr keq. Mu pėrgjigj se ishte pėr tė herė, sepse i kisha bėrė gropėn.

Po ai ku e kishte marrė vesh pėr kėtė rregjistrim ? Prokuroria ?

Nuk e di, ndoshta. Prokuroria nuk ishte informuar akoma pėr kėtė ēėshtje. Ndoshta nga dikush i afėrm, njė njeri i imi qė ėshtė krahu i tij.

Ju kishit folur pėr kėtė mė ndonjė njeri tjetėr ?

Pasi bėra videon, ia dhashė gazetarit faktet dhe ai shkoi nė shtėpinė e vet dhe unė nė shtėpinė time. Por ėshtė njė njeri shumė i afėrm i imi, nuk ėshtė nevoja ta them me emėr besoj. E kontaktova ballė pėr ballė, bisedova me tė. Unė pasi kisha mbaruar punė me videon kisha nevojė tė shprehesha me dikė tė afėrt. Unė u shpreha me kėtė person dhe mendoj se 90 % ia ka thėnė ky.

Po Cani ka ofruar dhe para pėr tė patur videon ?

Jo, jo, jo absolutisht. Agron Cane mė ka thėnė, pasi unė nuk pranova qė tė veja nė zyrė dhe mė tha qė donte tė pinte njė kafe me mua. Unė isha me Artur Canen bashkė dhe me gazetarin qė bėri kamerėn. Kėta mė thonė qė prano pėr kafe thuaje sa mė shumė orėn e largėt qė tė kemi fakte qė ti je ulur pėr kafe me atė pėrson. Kemi dhe frikėn tėnde se ēfarė mund tė ndodhė. Kėta kanė kontaktuar mė shefin e komisariatit dhe i kanė thėnė se ai person e kėrkon pėr kafe dhe pasi mė dha leje, qė ok le tė dali se i marrim ne masat, vetėm tė na thotė lokalin se ku do ulet. E lashė vendin e vajta pėr kafe gjithmonė e siguruar nė atė vend. Atje pėrsėri vajta dhe e rregjistroja se ēfarė mė thoshte.

Dhe ēfarė tha ? A ka tentuar t'ju korruptojė ?

Ai donte tė mė korruptonte duke mė ofruar atė punė qė unė kisha kohė qė i kėrkoja nė zyrė kaq kohė. Mė ka poshtėruar me shprehje nga mė tė ndryshmet.

Nė kėmbim tė videos ?

Nė kėmbim tė videos. Ai thoshte se ato gjėra unė do t'i bėj mė shumė seriozitet e do filloj qė nesėr. Do tė kesh ato qė me kė kėrkuar vetėm mos mė hap videon

A ju ka kėrkuar falje nė kėtė bisedė ?

Po, po.

Cfarė i thatė ?

I thashė unė nuk e kam mė videon. Kėtė gjė e ka prokurria nė dorė. Biles ėshtė prokurria e tiranės qė e ka marrė. Pėr ta larguar sa mė shumė nga une.

Gjatė asaj bisede ai ju ka kėrcenuar ?

Gjatė asaj bisede mė ka thėnė se pėr njė moment m'u fik celulari, mė tha nėse ti e hap videon unė do tė tė pres kokėn. Unė i thashė qė kėtė e ka prokuroria nė dorė. Unė timen e bėra sepse mė solle ti nė kėtė shteg.

Ju keni patur dhe kontakte online me kėtė person ?

Absolutisht jo.

Nė disa rreshta tė videopėrgjimit, Cane thotė se kishte qenė nė Prokurori. Nuk ishte shumė e qartė arsyeja pse ?

Atė natė qė u ulem pėr kafe ne, e siguruar nga policia, mė thotė se une shkova nė prokurori, ktheje videon se nuk do tė mė bėsh asgjė. Shkova sot nė prokuroria tha. Nuk ma dha emrin e prokurorit. Kėtė ēėshtje qė mė ke bėrė, kėtė kamer nuk mė bėn asgjė se nuk ke fakte, tha. Unė i thashė, ai zotėria qė tė tha se nuk tė bėn asgjė, a e ka parė videon ? Se mendon se do ndryshojė mendim, pėr kėtė qė ka shprehur.

Cfarė tha ?

Ti bėn mirė tė kthesh videon prapa. Unė do ta bėj punėn me shumė seriozitet. Unė i thashė pse ti mendon se do vazhdosh prapė punė nė atė zyrė pas kėsaj qė bėre ? Unė nuk kthehem prapa, do eci vetėm para.

Zonjė a keni qėnė ndonjėherė anėtare e ndonje partie politike ?

Unė kam marrė pjesė me 21 Janar kur u vranė ata tre personat. Unė kam qenė nė Tiranė. Prapė kur u bė pėrkujtimorja e tyre, prapė kam qenė krah pėr krahė me socialistat. Kemi ikur me njė autobuz atė ditė. Pėr t’i pėrkujtuar ata persona. Kam votuar pėr ata persona mė dėshirėn me tė madhe. Duke parė qė unė isha socialiste dhe kisha nevojė pėr njė vend pune, ata duhet tė me jepnin mua atė vend pune, sepse unė ua dhashė votėn.

Pas kėtij skandali a ju kanė kontaktuar pėrfaqėsues tė tjerė tė partive politike ?

Absolutisht asnjė, pėrveē Ministrit tė Brendshėm Saimir Tahiri, i cili mė ka thėnė, nė radhė tė parė flas si qytetare, tė mbėshtes pėr kėtė kurajo qė ke marrė. Tė jesh njė nėnė kryelartė sepse mbrojtje fėmijėt e tu. Nė radhė tė dytė po tė pyes se ēfarė ka bėrė policia pėr ty ? I thashė qė deri tani policia mė ka qėndruar afėr dhe jam e qetė. Dhe do jesh e qetė sepse ne do bėjmė punėn tonė, qė ti tė jesh shumė e qetė dhe e sigurt nė familjen tėnde.

Vetėm njė herė keni folur me Ministrin ?

Njė here. Ai mė ka lėnė njė numėr telefoni dhe mė ka thėnė, siē merr inspektorin e lagjes me merr dhe mua. Me tha, unė jam me ty dhe ke mbėshtetjen time dhe tė gjithė shtetit.

Avokati i Canes ka tentuar tė vihet ne kontakt me ju ?

Jo, jo.

Si kanė reaguar njerėzit afėr jush ?

Shumė njerėz nga Saranda me kanė kontaktuar dhe mė kanė falenderuar. Mė kanė dhėnė kurajo. Mė kanė thėnė se ju i keni dhėnė njė mėsim shumė tė mire njerėzve. .

A keni patur kontakte me familjen e canes ?

Jo.

Po ata kane dashur tė vihen ne kontakt me ju ?

Jo.

A ndjeheni e sigurt ?

Nuk do ta thoja kėtė, sepse ėshtė frika qė ka njė grua i kur i zbulon maskėn dikujt. Mendoj se do tė hakmerren ata persona. Familjarėt e tij. Nuk e di se kush mund ta bėjė kėtė. Mendoj se do ta bėjnė shumė shpejt. Ose mund ta mbajnė nėn dhėmballe pėr ta bėrė diku.

A do tė ktheheshit prapė nė po atė zyrė pėr tė kėrkuar punė me persona tė tjera ?

Aspak.

Nė njė zyre shtetėsore ?

Shiko, kėtu nuk ka lidhje partie. Unė partinė demokratike nuk e kam pėrkrahur asnjėherė. Por PD me bėri ca dokumente kur me vdiq burri e unė s’kisha tė ardhura.

Si mendoni ta mbroni vajzėn nga ky skandal ?

Atė e mbron opinioni publik. Unė si nėnė do bėja gjithēka pėr fėmijėn. Bėja njė denoncim pėr atė beri ai pėrson, qė donte ta poshtėrontė vajzėn time. Nuk do tė toleroja askėnd qė tė komentojė apo ta poshtėrojė vajzėn time.

Si ndjehet ajo ?

Herė herė mundohet tė marrė rrjedhėn e jetės, po kur dėgjon qė flitet pėr tė ndjehet keq dhe acarohet. Mė thotė mami, mos e zėr mė nė gojė, ia kė lėnė drejtesisė.

Keni besim tek drejtėsia ?

Besoj se do bejė gjėnė e duhur, sipas fakteve qė janė mėse reale. Ata nė radhė tė parė janė prind. Jam 100% e sigurt pėr gjithēka qė ėshtė ralizuar nė atė video. Drejtesia ka shumė fakte.

Sipas jush ka patur Agron Cane famė pėr tė tilla ‘’kompromise’’ ?

Kėtė nuk e them 100%. Por sa herė qė shkoja nė atė zyrė gjeja po tė njėjtėt persona. Canej ka thėnė qė kėtu mė vinė shumė njeėez, mė kėrkojnė dhe unė i refuzoj se jam burrė i martuar. Unė besoj e kanė dėgjuar dhe ato gra, por s’kanė patur kurajon qe pata une.

Ka patur nje moment gjate video pergjigmit qe Cane ju thotė pse ma bėn kėtė, s’je njeri i keq ? Cfarė do t'i thonit ?

Ai e thoshte pėr tė mė ngritur moralin qė t'i plotesoja tekat. Ai mendonte se unė rashė nė grackė por unė doja qė ajo vieo tė shkonte deri ne fund prandaj vazhdova. Shume e duruar dhe shume e qetė. Them se arrita atje ku duhej. Duke u poshtėruar arrita tė hakmerrem njė herė e pėrgjithmone. Unė e poshterova nė gjithe botėn.

Nėse ju kėrkon falje ?

Nga une s'ka kurre falje. Ne te rriturat mund tė bėjmė gjithcka, do ngelet tek vendi. Mė fal pėr shprehjen, nėna pėr fėmijėn bėhet buēe. Unė besoj se bėra gjėne e duhur pėr kėtė njeri. Per femijen tim.

A doni t'i jepni mesazh opinionit ?

Unė e kam thėnė qė nė radhė tė parė, kjo gjė tė merret ne konsiderate nga nėnat e tjera. Tė merret si guxim karshi nėnave kryefamiljare si unė. Besoj se kam bėrė diēka dhe pėr tė tjerat qė tė mos ketė mė si unė. Njerėzit e morėn vesh qė drejtėsia do bėjė dicka dhe ata njerez, do e bėjnė punėn me drejtėsi, se pas asaj qė ndodhi do te jetė njė gjė e mirė pėr tė gjithė njerėzit,

Mesazhi familjes ?

Tė jenė kryelartė e tė mė mbėshtesin, siē dhe kanė filluar. //HermesNews - ©2014//


Doriana Metollari