Video

12/08/2014 13:53:06

KORRUPSIONI ? HETONI TĖ RINJTĖ

Kryetari i Gjykatės sė Apelit nė Shkodėr Fuat Vjerdha, flet pėr etikėn e komunikimit tė njė gjykatėsi dhe korrupsionin e togave tė zeza. ''Mendoj se njė gjykatės, para se tė bėhet gjykatės duhet tė kalojė nė njė kohė tė gjatė si asistent''







HermesNews - Njė prej mendimeve mė tė shpeshta kur bėhet fjalė pėr ambjentet e togave tė zeza ėshtė padyshim korrupsioni. Pėrplasjet e fundit mes KLDsė dhe qeverise shqiptare, me siguri nuk e kanė pėrmirėsuar reputacionin e gjyqtarėve, pėrkundrazi, ka shtuar pikėpyetjet.
Sa mė e rėndė akuza, aq mė e vėshtirė ėshtė tė provosh se njė gjyqtar ėshtė i korruptuar. Njė arsye pse shqiptarėt preferojnė tė bėjnė vetėgjyqėsi, por dhe etika nė sjellje ėshtė tjetėr elementėt bazė i njė standardi europian, i munguar nė Shqipėri.

Komunikimi gjyqtar - i pandehur, apo gjyqtar - avokat, brenda sallave tė gjyqeve janė deri diku tė rėndomta,fyese nė disa raste, por, “Me rregjistrimin e seancave gjyqsore, etika e sjelljes sė gjyqtarit ka ardhur drejt pėrmirėsimit”, thotė nė njė eksluzive pėr HermesNews kreu i Gjykatės sė Apelit Fuat Vjerdha.

Gjyqtarėt nga njėra anė frenohen kur e dinė se dikush tjetėr do tė vlerėsojė atė ēfarė kanė thėnė. Por etika ėshtė detaj i vogėl kur mendon se korrupsioni i sistemit gjyqsor ėshtė njė plagė qė nuk do tė zhduket krejt kollaj.

E para sepse qytetarėt u besojnė pak gjykatave dhe kanė paragjykime tė mėdha dhe e dyta sepse brezi i ri i gjytarėve, nuk ka ndėrmend tė bėjė ndryshimin. Me siguri qė nuk vlen pėr tė gjithė, por ky pohim vjen tamam nga njė gjykatės. "Nuk kanė dinjitet, s’kanė integritetin qė duhet tė ketė gjyqtari", pohon.

"Unė kam 20 vjet nė kėtė post dhe bėj njė jetė normale, nuk kam luks. Nuk jemi ende nė gjendje tė blejmė njė shtėpi. Magjistratėt e rinj kanė bėrė pasuri tė paluajtshme, nė pak kohė", pohon.

Si kanė mundur t'i bėjnė ? Njė pėrgjigje e frikshme. Pesimist pėr tė adhmen ky mur i lartė qė kanė ngritur kėta magjistratė, tė cilėt nė ambjente tė veēanta dallohen shumė mirė. Ēfarė mund tė bėjnė qytetarėt kur nuk e hedh dot poshtė as njė Ministri, apo Qeveri ? Apo mos ndoshta nuk ka funksionuar pikėrisht sepse nuk e kanė provuar seriozisht vetė qytetarėt ?

"Si mund tė ndryshohet kjo? " pyes gjykatėsin. "Mendoj se njė gjykatės, para se tė bėhet gjykatės duhet tė kalojė nė njė kohė tė gjatė si asistent gjykatėsi, apo ndihmės ligjor. Profesioni nuk merret vetėm nė libra", thotė.

Gjithė kėtė mund t'a pėrmbledhim me vlera, mbi tė gjitha vlera tė larta morale dhe etikė. "Emėrimi i gjyqtarėve, ėshtė i mirė sepse e ke tė pėrjetshėm vendin e punės. Po e caktove njė gjyqtar ėshtė shumė e vėshtirė t'a heqesh nga puna, por ka dhe elementa tė tjerė qė duhet tė merren parasysh, jo vetėm teoria", thotė kryetari.

Mesatarisht njė gjyqtar paguhet rreth 100 mijė Lekė, (120 mijė njė kryetar gjykate nė apel) njė 2% rritje page kur i kalon 15 vite nė punė. Por me siguri pėr disa nuk ėshtė e mjaftueshme.

“Jam dakord, pėr tė hetuar gjyqtarėt qė kanė tė gjitha pasuritė e paluajtshme, pasuritė dhe paratė", thotė Vjerdha. "Me vjen zor qė t’i them dikujt jam gjyqtar. Nė Shqipėri kur prezantohetsh me kėnd tė shofin shtrembėr", kur i thua ēfarė profesioni bėn.

Ēfarė mendon pėr pėrplasjen mes KLDsė dhe Ministrise sė Drejtėsisė ?, e pyes. "(KLD) nuk ėshtė se nuk ra dakord (pėr pezullimin, apo shkarkim). KLD hodhi poshtė kėrkesėn e ministrit pėr pezullimin nga detyra tė kėtyre gjyqtarėve. Nuk mund ta paragjykosh kur ėshtė nėn hetim. KLD tha, hetimet tė vazhdojnė, por jo t’i paragjykosh, apo t’i pezullosh", vijon. "Ekzekutivi tenton tė fusė nė orbitė e vet gjyqėsorin. Kur ka gjykatės tė vjetėr qė korruptohen, nuk ka sesi tė mos korruptohen tė rinjtė".

Por korrupsioni ėshtė gjithmonė i vėshtirė tė denoncohet, sepse ai qė denoncon korrupsionin, ndėshkohet pėr korrupsion aktiv. Pse duhet tė denoncojė atėherė ? Imagjinoni qenin qė kafshon bishtin e vet. Duhet kulturė e rregulla tė reja loje.























"A tentojnė t’ju korruptjnė ?”, pyes gjykatėsin. "Shoqėria ėshtė e tėra e korruptuar. Personat pėrfitojnė prej qėndrimit ligjor por dhe klement e tė butė nė raste tė caktuara, me vendime tė ligjshme e tė bazuara nė prova. Ka njerėz (tė tretė) qė u thonė tė pandehurve se kėtė vendim e ke fale meje. U marrin para se gjoja do tė flasin ata me gjykatėsin. Nė ēdo rast mund tė abuzojnė me gjyqin dhe mė gjykatėsit", tha.

Nė Shqipėri njerėzit paguajnė sepse mendojnė se gjyqet fitohen vetėm kur korrupton. Nė fakt gjykatėsit ka raste qė nuk dinė asgjė pėr gjithė kėtė. Dikush tjetėr merr merita dhe para. Por ka raste qė gjykatėsit kanė dhe sekserėt e vet. Kurrė mos thuaj kurrė. Atėherė cili ėshtė ilaēi ? Me siguri, paraja jo.

"Si ndjehesh nė gjithė kėtė vorbull ?" e pyes. "I nderuar qė jam gjyqtar, pėrveē se ėshtė ėshtė njė profesion me tė cilin mbaj familjen. Njerėzit na respektojnė, ka dhe prej atyre qė na besojnė. Nganjėherė shitėsit na bėjnė zbritje nė ēmime (buzėqesh)".

"Po atyre qe e gjitha kjo nuk u mjafton ?"

"Gjykatėsve tė rinj u kėshilloj tė punojnė me ligjin dhe tė mendojnė qė tek tė pandehurit, Zoti merr formėn e gjyqtarit, kur ai pret vendimin. Ne jemi Zoti dhe Zoti duhet tė jetė i drejtė", pėrfundon. //HermesNews ©2014//

Doriana Metollari