Video

11/08/2014 17:44:45

12,8% investime mė shumė

Rritja e investimeve ėshtė mbėshtetur nga njė ambient makroekonomik i pėrmirėsuar






TIRANE - Investimet private kanė shėnuar rritje nė tremujorin e parė, tė udhėhequra nė njė masė tė madhe nga rritja e investimeve tė huaja direkte nė kėtė periudhė, tė cilat u rritėn me 12.8%.

Ekspertėt e ekonomisė mbi bazėn e tė dhėnave zyrtare shprehen se, rritja e investimeve ėshtė mbėshtetur nga njė ambient makroekonomik i pėrmirėsuar, ulja e pasigurisė sė agjentėve nė ekonomi dhe lehtėsimi i standardeve tė kreditimit.

Ndėrsa nga ana tjetėr, tė dhėna cilėsore nga vrojtimet e besimit pėr tremujorin e dytė mbėshtesin sinjalet pozitive pėr rikuperim tė investimeve.

Bizneset kanė raportuar pėr pėrmirėsim tė gjendjes sė tyre financiare, si rezultat i rritjes sė kėrkesės pėr produktet e tyre. Nė tė njėjtėn kohė bizneset kanė rritur normėn e shfrytėzimit tė kapaciteteve tė tyre dhe raportojnė pėr rritje tė numrit tė kontratave tė reja porositėse. Treguesit e tėrthortė, tė cilėt pėrafrojnė ecurinė e investimeve private nė ekonomi, flasin pėr rritje tė investimeve edhe gjatė tremujorit tė dytė.

HermesNews - ©2014