Video

11/08/2014 17:36:58

Dorėheqje Kėshillit. Po Fullani ?

Braho, ''Kjo ngjarje e ky problem nuk ėshtė vetėm moral, as vetėm politik, por kryesisht ligjor, institucional e mjaft kompleks, i cili nuk zgjidhet me thirrje pėr shkarkimin, qoftė edhe tė njė personi, siē ėshtė Guvernatori''






TIRANĖ - Kryetari i komisionit parlamentar tė Sigurisė Kombėtare, Spartak Braho reagoi sot pėr skandalin e vjedhjes sė Bankės sė Shqipėrisė, duke kėrkuar dorėheqjen e shtatė anėtarėve tė Kėshillit Mbikqyrės.

Nė njė deklaratė pėr shtyp, deputeti i LSI-sė, tha se Kėshilli Mbikqyrės ka vegjetuar dhe nuk ka qenė eficent nė pėrmbushjen e detyrės qė i ngarkon ligji. Ai e cilėsoi tė pamjaftueshėm reagimin e kėtij bordi ndaj kėtij skandali tė rėndė.

I pyetur nėse duhet tė japė dorėheqjen Guvernatori i Bankės Qendrore, Braho u pėrgjigj se ndaj Ardian Fullanit nuk ka ndonjė akuzė penale direkte, por nėse do tė ketė ai mund tė largohet, mund tė japė dorėheqjen apo tė shkarkohet.

“Kėshtu e parashikon ligji, moralisht ėshtė tjetėr gjė. Por, tė shtatė anėtarėt e bordit mbikqyrės duhet tė japin dorėheqjen, ndėrsa nuk mund tė merrem me emra tė veēantė”. Sipas Brahos, vjedhja nė Bankėn Qendrore ka prekur rėndė sigurinė kombėtare financiare tė Shqipėrisė.

Deputeti i LSI-sė tha se kjo ngjarje ėshte shoqėruar me arrestime dhe reagime me intensitete e kahe tė ndryshme, por vetė institucioni i Bankės ka reaguar pamjaftueshmėrisht, dhe pas saj edhe Prokuroria e Shtetit qė ka nisur ēėshtjen penale.

“Janė nxitur tė reagojnė edhe disa segmente tė shoqėrisė civile, tė cilėt me miniprotesta dhe peticione, ndonėse nė thelb tė drejta, por tė diskutueshme institucionalisht, kanė kėrkuar mbajtjen e pėrgjegjėsisė dhe shkarkimin e drejtuesve tė lartė tė Bankės sė Shtetit. Kanė reaguar edhe disa anėtarė tė Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės, por nė mėnyrė anemike, si dhe politikanė e deputetė nga qeveria e Kuvendi i Shqipėrisė, si dhe pėrfaqėsues tė opozitės. Theksoj dhe veēoj reagimin e Sali Berishės, i cili ka qenė problematik pasi ka marrė nė mbrojtje skandalin bankar, tė ngjashėm me reagimin e ’96-s pėr megavjedhjen nė firmat piramidale”, u shpreh deputeti Braho.

Sipas tij, kjo ngjarje e ky problem nuk ėshtė vetėm moral, as vetėm politik, por kryesisht ligjor, institucional e mjaft kompleks, i cili nuk zgjidhet me thirrje pėr shkarkimin, qoftė edhe tė njė personi, siē ėshtė Guvernatori.

“Ndėr pėrgjegjėsitė kryesore, theksoi Braho, kjo nė mėnyrė kolektive e individuale, ėshtė ajo qė ngarkon Kėshillin Mbikqyrės, me 7 nga 9 anėtarėt qė duhet tė kishte, ku veē Fullanit, anėtarė janė dhe Petraq Milo, Ardian Civici, Elizabeta Gjoni, Ermelinda Meksi, Dhori Kule, Ela Golemi. Evidentohet fakti se kjo strukturė kryesore drejtuese e
Bankės, duket se ka vegjetuar, nuk ka qenė eficente dhe prodhuese, pėrveē se ka qenė e paplotėsuar”.

Braho sqaroi se 9 anėtarėt e Kėshillit nuk emėrohen dhe shkarkohen me mitingje, por sipas ligjit emėrohen nga Kuvendi i Shqipėrisė (5 anėtarė), Kėshilli i Ministrave (3 anėtarė) dhe Kėshilli Mbikqyrės 1 anėtar. Guvernatori, me propozim tė presidentit zgjidhet nga Kuvendi. Ēdo anėtar i Kėshillit Mbikqyrės pezullohet nga detyra nga Kėshilli i Ministrave dhe me propozim tė tij shkarkohen nga Kuvendi, i cili i shkarkon edhe me propozimin e shumicės sė anėtarėve tė Kėshillit Mbikqyrės pėr disa raste, si etika, cėnimi i interesave tė bankės, etj.

Duke patur parasysh pėrbėrjen e Kėshillit, vijoi Braho, do t’u bėja thirrje publikisht secilit prej anėtarė tė tij, tė japin dorėheqjen, si aktin mė moral, tė qytetėruar, duke ditur se vjedhja, keqmenaxhimi dhe shpėrdorimi i detyrės ėshtė provuar dhe ėshtė evident.

Ndėrsa, Prokuroria duhet tė lihet e qetė tė kryejė hetimet pa presione e tė zbulojė, krahas skemės sė mashtrimit nė tatim-taksa nė qindra miliona euro, tė zbulojė, zbardhė e godasė edhe skemėn e vjedhjes dhe vjedhėsit apo shpėrdoruesit financiar tė Bankės sė Shtetit”, u shpreh kryetari i komisionit tė Sigurisė nė deklaratėn e tij pėr mediat.

I pyetur nėse duhet tė japė dorėheqjen Guvernatori Fullani, Braho u pėrgjigj se ky akt ėshtė ēėshtje personale e tij, ndėrsa pezullimi apo shkarkimi i tij nga detyra kanė procedurat e tyre. “Unė bashkohem me kėrkesat dhe evidentoj pėrgjegjėsinė morale tė Guvernatorit, pasi ai sot ėshtė para njė gjėme tė madhe nė institucionin e tij dhe pėrveē Sali Berishės, askush nuk e ka mbrojtur Fullanin”, nėnvizoi Braho.

HermesNews - ©2014