Video

09/08/2014 16:18:49

PĖRTEJ HARTĖS SĖ RE TERRITORIALE

Flet eksperti i decentralizimit dhe njė prej aktoreve tė reformės sė decentralizimit, Fatlum Nurja. Ēfarė sjell pėr qytetarėt reforma territoriale ? Ēfarė ndodh me bashkitė, taksat, planet e zhvillimit territorial ? Tronditėse, 100 ton mbeturina ēdo ditė hidhen nė lumin Kir. Si mund tė ndryshojė e gjitha kjo ?









Ēfarė sjell reforma reforma territoriale tek e pėrditshmja e njerėzve ?

Analizėn dua ta filloj nga ajo qė ishte nė organizimin e territorit. Ajo qė ishte, strukturė e trashėguar nga ish kooperativa bujqėsore, u krijua pėr tė ofruar produktin bujqėsor pėr zonat rurale, kėshillat e qyteteve (shėrbime komunale nė atė kohė) si dhe shėrbime tė administrimit tė tokės urbane. Tė gjithė e dimė produktin e tyre, para dhe pas vitit 90-tė.

Nė komuna, shėrbimet mungonin nė 90% tė tyre (pra, komunat nuk ofronin fare shėrbime pėr qytetarėt, pavarėsisht se njėsitė vendore ishin tė pėrcaktuara nė ligj organik pėr ofrim shėrbimesh, pra njėlloj si bashkitė dhe komunat, por nė terren decentralizimi u bė asimetrik. Jo tė gjitha njėsitė silleshin dhe kryenin shėrbime sipas ligjit njėlloj.

Nė bashki, pra nė qytete u ofruan shėrbime pėr qytetarėt. Kjo mbi bazė tė ligjit, organit dhe njė strategjie qė u modelua pas vitit 1999 ku starton dhe organizimi i territorit qė u bė nė atė kohė, ligji 8653 (2000), u organizuan si njėsi pėr tė ofruar shėrbime publike. Nevoja pėr riorganizim u pa menjėherė pas vitit 2000, kur dhe u ndėrmor nisma. PD nuk e pranoi nė atė kohė.

Gjatė gjithė kėsaj periudhė nė shumicėn e rasteve nuk u ofrua asgjė, nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės sė qytetarėve, pėrveē disa bashkive tė mėdha tė cilat kanė patur fonde dhe tė ardhurat e veta qė vinin nga pėrmirėsimi i klimės sė bizneseve dhe zhvillimi i tyre. Efikasiteti i shėrbimeve ishte jashtėzakonisht i ulėt. Banka botėrore nė njė raport tė saj thotė qė efikasiteti dhe efiēensa e shėrbimeve publike nuk mund tė matet dhe se nuk ka stadarde pėr shėrbimet. Kėtė e ndjejnė dhe qytetarėt, se shėrbimet i ofrohen aty ku ju ofrohen pa standarde.

Politika s’ka reshtur sė artikuluari nevojėn pėr riorganizim e territorit, por opozita nuk kishte besim tek mazhoranca. Riorganizimi i territorit si produkt ka njė hartė, e cila mund tė manipulohet pėr pėrfitime elektorale. Artikulimet si nevojė pėr riorganizimin e territorit i kemi nė rastin mė tė fundit, qė nė fillimin e projektit tė USAID, nė Maj 2012 dhe nė Tetor tė 2012, tė gjithė aktorėt politikė shprehen haptasi kėndvėshtrimet e tyre pėr njė nevojė imediate pėr riorganizimin e territorit. Problemi nuk ėshtė a duhet, problemi ishte si duhet ? Opozita, si nė vitin 2002 - 2003 si sot ka patur tėrė kohėn frikėn e njė harte elektorale.

Ēfarė ndryshimesh sjell kjo reformė ?

Nė tė gjitha dokumentet shkencore teorike pėr riorganizimin e territorit thuhet dhe ėshtė e qartė, qė kur tė kemi reduktim tė nr tė njėsive vendore, pra zvogėlimit tė tyre, rritja e eficensės shkon nė sens tė kundert me demokracinė lokale.

Me pak fjalė, thuhet qė zmadhimi i njėsive vendore, largon vėmendjen nga qytetari, zbret peshėn e pėrfaqėsimit tė qytetarit nė vendimmarrje, por shpresojmė dhe jam i bindur qė nė strategjine e decentralizimit qė ėshtė nė proēes dhe qė do tė mbėshtesin reformėn e territorit, tė gjitha mekanizmat ligjor dhe institucional do tė projektohen qė tė mbulojnė kėto boshllėqe.

Me pak fjalė komunat qė pas organizimit tė territorit qė kanė humbur pushtetin politik, tė gjėnden mekanizmat ligjore dhe institucionalė, qė tė sigurohet pėrfaqėsimi i tyre nė organet vendimarrėse dhe qė tė pėrfshijnė qytetarėt nė vendimmarrje.

Zėri i tyre tė dėgjohet akoma mė tepėr, sepse tė kesh pėrfaqėsim politik, por qė nuk ke asnjė lloj shėrbimi, nuk ėshtė mė mirė, fundi i fundit pėrfaqėsimi politik, ėshtė pėr tė ofruar shėrbime pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetės. Kjo nė mungesėn e shėrbimit nuk ka se si tė arrihet pa kapacitete manaxhuese e pa financa vendore.

Riorganizimi i territorit do tė bėjė tė mundur qė njėsitė vendore, tė marrin autoritetin administrativ qė i ka munguar deri tani. Atė tė njė institucioni jo vetėm ofrim shėrbimesh publike, por rol domethėnės nė zvillimin ekonomik lokal qė krijon klimė pėr zhvillimin e bizneseve dhe hapjen e vendeve tė punės.

Kjo sjell nevojėn qė pėrfaqėsuesit lokalė, kėshilltarėt e administratorėt lokale, tė kenė njė profil tė fortė menaxherial, gjė qė i ka munguar, nė shumicėn e rasteve institucionit tonė. Kėtu u kėrkoj qytetarėve tė shkodrės tė bėjnė njė retrospektivė tė tė zgjedhurve tė tyre, pas vitit 92 e prapa, dukshėm tė gjithėve pa pėrjashtim u ka munguar profili menaxherial.

Sot e mbrapa bashkia shkodrės pas riorganizimit do tė ketė njė territor qė do tė fillojė nga bregdeti i Velipojės e do tė mbarojė nė malin e Dugagjinit, njė zonė shume e vėshtirė pėr t’u administruar, por njė zonė ekselente pėr programet e zhvillimit ekonomik lokal me prespektivė tė sigurtė.

Ēfarė do tė ndodhė me kėshillat e qarkut ? Si do tė jetė ndarja e re ?

Kur u bė organizimi i territorit nė vitin 2000 u tha qė qarku do tė jetė njėsi vendore e nivelit tė dytė, e cila do tė kėtė si detyrė kryesore, koordimin e programeve tė njėsive vendore. Do tė jetė si nyje qė do tė harmonizojė njėsitė vendore me programe tė pėrbashkėta dhe nevoja tė pėrbashkėta zhvilluese.

Gjatė kėsaj periudhe qarku tregoi se do tė ishte inekzistent. Nė tė gjitha raportet e ndėrkombėtarėve, thuhet qė qarku ėshtė njė kuti boshe, qė nuk ka as funksione as financa. Por, ēuditėrisht pagat i kanė mė mėdha nga Bashkia.

Argumenti i vetėm qė ishte pėr ekzistencėn e qarkut, ishte nr i njėsive tė vogla pa kapacitete. Pas riorganizimit tė territorit pas bashkimit tė njėsive vendore tani kjo arsye, ky argument bie.

Ēfarė ndryshon me bashkitė ? Pėrveēse zmadhohen ēfarė do tė ndryshojė ?

Sipas ligjit organik bashkitė kanė 21 funksione eksluzive dhe 6 funksione tė pėrbashkėta. Kėto tė fundit janė ato qė kryhen nga qeverisja vendore dhe ajo qėndrore. Strategjia e decentralizimit qė ka filluar qė nė Shkurt pėr t’u ndėrtuar, do tė miratohet nė fund tė muajit Shtator, aty do tė parashikohen qė deri nė fund tė vitit 2020 bashkitė do tė kenė akoma mė tepėr kompetenca qė do tė marrin nga qeverisja qendrore.

Tė jap disa shembuj. Mjeku i familjes dhe i lagjes, ėshtė e pakuptimtė tė mos emėrohet dhe kontrollohet nga bashkia. Politikat e manaxhimit tė burimeve njerėzore nė funksionin e edukimit, kompetenca pėr sektorė shumė sensitive siē janė ambjenti apo bujqėsia…

Qeveria do tė ketė autoritetin e vendosjes sė rregullave dhe standardeve dhe tė kontrollit tė tyre, por kjo do tė vijė dora - dorės, duke forcuar autoritetin administrativ dhe menaxherial tė njėsive vendore dhe duke absorbuar kompetenca dhe tė drejta.

Ish komunat qė humbin autoritetin politik, do tė kenė administratorė qė do tė ofrojnė tė njėjta shėrbime por dhe shėrbime tė tjera. Departamenet e bujqėsisė dhe tė ujėrave dhe tė pyjeve dhe tė veterinarisė do tė kalojnė gradualisht pranė njėsive vendore, sepse tanimė bahkitė do tė jenė dhe zonė rurale, jo vetėm urbane.

Tė gjitha sa thashė mė sipėr janė tema qė do trajtohen nė bėrjen e strategjisė sė decentralizimit qė do ketė njė plan veprimi nė fund ku do tregohet kush, ēfarė dhe kur do bėhet. Rruga ėshtė e gjatė por suksesi mendoj do jetė i garantuar. Natyrisht, proēesi si do lėvizet ka shumė rėndėsi dhe pėr kėtė pjesėmarrja nė debate, diskutime, tryeza etj tė tė gjithė fakorėve relevant politik dhe jo vetėm ėshtė e njė rėndėsie thelbėsore.

Qytetarėt shkodranė, kanė njė problem shumė tė madh pėr cilėsinė e jetės nė qytet. Mbeturinat. Ata digjen. A do tė ketė ndonjė pėrmirėsim nė trajtimin e kėtij problemi ?

Mbeturinat janė njė temė mjaft sensitive. Nė kėto 22 vjet tė qeverisjes vendore nje gjė vėrtetoj qė qeverisja vendore (nuk e pėrjashtoj qėndroren me vullnetin e saj politik) arriti tė bėje mbledhjen dhe transportin e mbeturinave por jo trajtimin e tyre.

Nė gjithė shqipėrinė ka vetėm dy gropa tė pėrpunimit tė plehėrave. Nė Bushat ka njė tė tillė (landfill) ku janė shpenzuar miliona dollarė dhe nuk pėrdoren nga bashkia. Ka 22 vjet qė pothuaj 100 ton mbeturina ēdo ditė hidhen nė lumin Kir. Njė shkelje skandaloze e konventave ndėrkombėtare dhe e ligjeve vendore.

Bashkia e shkodrės, ėshtė e vetmja qė ka patur njė gropė dhe nuk e ka pėrdorur. Arsyeja pse ? Pyesni qeveritarėt lokale. Unė kam natyrisht argumentet e mia qė do vijė koha tė thuhen.

Sipas ekspertėve qė po trajtojnė kėtė temė nė strategjinė e decentralizimit po shikohet mundėsinė qė pėrpunimi i mbeturinave tė jetė nė funksion tė qeverjes qėndrore dhe pasi tė krijohet si kulturė tė spostohet drejt njėsive vendore.

Nuk na thatė pėr qytetarėt ēfarė sjell ?

Do ta them nė mėnyrė koncize. Qytetarėt marrin shėrbime mė tė mira me kosto mė tė ulėt. Pra do tė administrohen mė mirė nevojat dhe taksa e tyre.
Mė lejoni tė bėj njė sqarim shumė domethėnės. Tė gjitha qė unė thashė me sipėr, pra reforma e territorit dhe transferimi i kompetencave, do tė jetė njė dėshtim nėse nuk konsolidohet autonomia fisakle pra tė thellohet

Decentralizimi fiskal qė ėshtė njė nga 3 kolonat e decentralicimit, pas asaj tė decentralizimit politik dhe administrativ. Aktualisht qeverisja vendore nė Shqipėri, shpenzon vetėm 2,1% tė GDPsė, me kėtė shifer vendi ėshtė i fundit nė rajon, dhe mė keq se nė vitin 2000 kur ka filluar proēesi i decentralizimit (mos ngatėrroni shumėn nė vlerė absolute ajo ėshtė ritur por krahasimet bėhen mbi bazėn e GDPsė).

Duhet qė kjo vlerė brenda njė periudhė tė arsyeshme tė shkojė nė vlerat 4 - 4.5% e GDP, e krahasushme me disa vende tė rajonit. Se si mund tė rritet ėshtė njė temė tjetėr.

Por njė nga instrumentet ėshtė pėrdorimi i taksave tė ndara, qė janė tatimi mbi tė ardhurat personale dhe ajo e tė ardhurave tė koorporatave qė deri tani nuk pėrdoret si njė instrument financiar pėr financimn e qeverisjes vendore.

Nėse mė sipėr fola pėr zhvillimin ekonomik, mund tė them qė ky funksion i njėsisė vendore ėshtė futur nė vendet e Europės qė nė vitet 70. Por zhvillimi ekonomik lokal ka instrument tė tij qė mund tė pėrmend manaxhimin e aseteve dhe huamarrjen.

Ndėrsa ligji pėr transferimin e aseteve u miratua nė Shkurt 2001, nė vitin 2008 u ka miratuar ligjin pėr huamarrjen vendore. Ky ligj do bėnte tė mundur qė ky instrument financiar ti shėrbente bashkive, pra njėsive vendore me besushmėri financiare tė financonin projekte zhvillimor dhe tė pėrmirėsimit tė kapitaleve tė tyre.

Por nėpėrmjet urdhėrave administrativ tė ministrave tė financave kjo gjė ka qenė e pamundur. Nga 373 njėsi vendore vetėm 5 kanė pėrfituar nga huamarrja vendore. Ju jap njė krahasim sa ėshtė kjo peshė.

Mė mjafton tė them se nqs borxhi i konsoliduar publik ėshtė rreth 72% e GDPsė, vetėm 0,03% e tij ėshtė krijuar nga qeverisja vendore. Nqs do ti japim qeverisjes vendore kompetenca pėr zhvillimin ekonomik lokal ėshtė e pamundur pa dy instrumenta atė tė menaxhimin e aseteve dhe huamarrjen vendore.

Nė strategjinė e decentralizimit po punohet qė kėto tė zjgidhen. Sė fundi dua tė bėj njė krahasim qė mė pelqen. Mendoj se nė reformat e territorit i ngjet njė reforme pėr pėrmirėsimin e hardwar-it tė kompjuterave, ndėrsa pėr reforma e decentralizimit i ngjet pėrmirėsimit tė software-ve qė do punojė ai. Tė dyja shkojnė sė bashku dhe asnjėra nuk sjell rezultate pa tjetrėn. //HermesNews ©2014//




Intervistoi Doriana Metollari